Pavarësisht temperaturave të ulëta, stina e dimrit gjithmonë ka pasur dhe do të ketë diçka romatike, ndoshta moria e dritave të fundvitit, oxhaqet e ngrohta, tregjet e mëdha të festave, magjia e dëborës së parë, pistat e skijimit apo të patinazhit, etj.
Edhe nëse doni të vizitoni një vend të ftohtë apo qoftë edhe një me klimë tropikale, muaji i parë i vitit, është ideali për ta filluar në mënyrën më të mirë të mundshme një vit të ri.
Ja se cilat janë 15 destinacionet më romtaike për të vizituar gjatë muajit janar 2020:
Levi, Finlandë
Nëse nuk i keni aspak problem temperaturat e ulëta, atëherë, Levi i Finlandës, është destinacioni idal për ju. Nëse ju do të prenotoni edhe një shtëpizë prej dëbore në vend të një hoteli të zakonshëm, atëherë, ky do të shndërrohet në destinacionin më romatik që ju mund të keni vizituar ndonjëherë.
Kepi i Shpresës së Mirë, Afrika e Jugut
Janari është muaji ideal për të vizituar Afrikën e Jugut, sepse gjatë kësaj periudhe, atje është mesi i verës dhe temperaturat janë ideale, për më tepër, mundësitë që të bjerë shi janë shumë të pakta. Dhe vendi ideal për të pasur një udhëtim sa më romatik në Afrikën e Jugut, është Kepi i Shpresës së Mirë.
Ko Kut, Tailandë
Ko Kut, ky ishull shumë pak i njohur, në juglindje të Tailandës është destinacioni ideal gjatë muajit janar, sepse kjo është periudha me temperaturat dhe motin më të mirë gjatë gjithë vitit. Ju mund të qendroni në Shantaa (që do të thotë qetësi) një prej rezorteve më të mira në këtë ishull.
Rajasthan, India
India është e njohur për qytetet e tij me ngjyra, ku mund të përmendim Jaipurin “Qytetin Rozë”, Jodhpur “Qytetin Blu” dhe Jaisalmerin “Qytetin e Artë”. Një ndër to është edhe Rajasthani, qyteti idel për të kaluar pushimet romantike gjatë muajit janar. Nëse vendosni të vizitoni këtë destiancion, ne ju këshillojmë që të rezervoni bileta për trenin e njohur me emrin “Palace on Ëeels” (Pallati me rrota), që është njëkohësisht edhe treni më luksoz në këtë vend, dhe që do t’jua bëjnë këtë udhëtim një prej më romatikëve.
Lanai, Hauai
Hauai është një tjetër destinacion romatik, që këshillohet që ta vizitoni gjatë muajit janar. Këtu ju mund të qendroni në një prej rezorteve më të njohura, Lana, ku shërbimi me pesë yje do t’jua bëjë të paharrueshëm këtë udhëtim.
Disa destinacione të tjera romantike për t’u vizituar gjatë janarit janë edhe: