Pas shkrimeve të prestigjiozeve franceze “Le Figaro”, “Skyskanner”, britanikes “Rough Guides” dhe një sërë blogjesh dhe faqesh të ndryshme nëpër botë, tani amerikania Stride Travel e ka vendosur vendin tonë në listën e vendeve për t’u vizituar në 2016, krahas të tjera destinacioneve botërorë, të konsideruar vende në zhvillim.
Shqipëria, sipas artikullit, duhet vizituar për tre arsye: bukurinë e jashtëzakonshme, ushqimin dhe trashëgiminë kulturore…
1. Albania (Shqipëria)
Ky destinacion i fshehur prej kaq kohësh ka nisur të bëhet aq shumë popullor vitet e fundit. Duke nxitur bukurinë e jashtëzakonshme, ushqimin dhe trashëgiminë kulturore, Shqipëria ka gjithçka që mund të kërkosh në një udhëtim turistik në Europë.
2. Kuba
Kuba ka nisur të shfaqet në listën e destinacioneve për t’u vizituar në një mënyrë të re këtë vit, ndërsa edhe Presidenti i SHBA ka rivendosur marrëdhënie diplomatike me këtë shtet dhe ka implementuar rregulla të reja turizmi. Megjithatë, Kuba ka ende disa rregulla strikte që duhen pasur parasysh gjatë vizitës, duke qenë se është ende vend me regjim komunist.
3. Grenlandë
Ndërsa popullariteti i Islandës vijon të rritet, të tjerë kërkojnë një vend turistik më pak të kërkuar por të ngjashëm, si Grenlandë. Me pamje të bukura akullnaroje, mundësi për ngjitje dhe vende të bukura për tu vizituar, mund të jetë në listën tuaj të këtij viti. Ky vend është pak më i shtrenjtë se vendet përreth, por n.q.s e përballoni, ia vlen.
4. Namibia
Namibia po shndërrohet shpejt në një destinacion turizmi, ndërsa po rritet stabiliteti i shtetit dhe turistët janë të tërhequr nga kontinenti afrikan. Një tjetër artikull i CNN e ka promovuar së fundmi, Namimbia mundëson eksperienca të paharruesme, Aventura, aktivitete në rërë dhe peisazhe mbresëlënëse.
5. Guatemala
Nga vizita e rrënojave antike të fisit maja, deri të eksplorimi i pyjeve të thella, të mësosh rreth kafesë nga vendasit, ka shumë për të zbuluar edhe nga Guatemala, një tjetër vend në zhvillim dhe nga ana e zbulimit turistik.
6. Burma (Mianmar)
Ndërsa Burma nuk ka qenë ndonjëherë pikë turistike, mbase edhe nga regjimi i saj politik, tani është një vend për tu vizituar, që mirëpret të huajt në një pamje që nuk është parë ndonjëherë. Burma ose ndryshe Mianmar, po priret të shndërrohet në një destinacion kyç aziatik. Ke çfarë të eksplorosh: arti në rrugë, tempujt e ndryshëm dhe peisazhe të bukura. Vetëm sepse Burma është kaq e re, mund të kenë nevojë për një ndryshim logjistike dhe përmirësim infrastrukture.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.