Pas prezantimit të hartës së parë dixhitale dhe interaktive të venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, MZHU në bashkëpunim me ASIG, tashmë ka përfshirë dhe integruar informacionin mbi venddepozitimet e mbetjeve të ngurta urbane edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor http://geoportal.asig.gov.al/Map.aspx?lang=EN
Harta evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në territorin e vendit. Informacioni është publik për gjithë aktorët e mundshëm si institucione qendrore e lokale, donatorë, investitorë, zhvillues dhe qytetarë. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Urban, harta shfaqet e plotë në rubrikën Harta Dixhitale e Venddepozitimeve të Mbetjeve.
Harta do të përdoret si një mjet planifikimi për përcaktimin e njollave ku synohet të ndërtohen landfillet e reja dhe për ndjekjen e zhvillimeve në terren në sektorin e mbetjeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.