1680 qytetarë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, 11% e tyre prej mëse një dekade

07/01/2020 11:00 AM 0 komente

Janë rreth 1680 qytetarë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri gjatë 2019-s. Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit të AIRE, regjistrit të rezidentëve italianë jashtë vendit. Qytetarët italianë janë të regjistruar në AIRE sipas vendit të vendbanimit, zonës kontinentale, gjinisë, arsyes së regjistrimit dhe vjetërsisë së regjistrimit.

Sipas regjistrit të rezidentëve italianë jashtë vendit prej këtyre 674 janë femra.

AIRE ka bërë grupimin sipas arsyes së regjistrimit të shtetasve Italianë në Shqipëri.

Rreth 76.1% e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-n cilësohen si emigrantë, ndërsa në 11.5% janë italianë të lindur në vendin tonë.

Ata që regjistruar rishtas janë sa 6% e totalit të italianëve të regjistruar në AIRE. AIRE gjithashtu ka publikuar edhe italianët që kanë marrë nënshtetësinë, të cilët janë 5.3% e totalit, apo 89 individë.

Gjithashtu AIRE i ka kategorizuar sipas kohës së regjistrimit. 16.8% e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-n kanë më pak se një vit të regjistruar në Shqipëri, apo rreth 282 italianë. 26.5% e tyre, apo 445 janë të regjistruar për një periudhë që vajon nga 1 deri në 3 vite. Rreth 21.8%, apo 366 italianë janë të regjistruar për një periudhë 3 deri në pesë vit. Ndërsa 406 të tjera janë të regjistruar në një interval kohë nga 5 deri në 10 vite.

Por ka edhe nga ata italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për më shumë se 10 vite. Sipas publikimit të raportit të AIRE 2019 rreth 180 italianë kanë jetuar për më shumë se një dekadë në Shqipëri, ose gati 11%.

 

14 mijë të huaj në Shqipëri

Janë mbi 14 mijë të huaj, që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shqipëri. INSTAT raportoi se, në 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7%, krahasuar me 2017. Numri i të huajve rezidentë, në vitin 2018, përbëhet nga 9.203 meshkuj, duke shënuar rritje me 9,9% krahasuar me 2017, dhe 4.959 femra duke shënuar rritje me 9,6% krahasuar me 2017.

Të huajt me origjinë nga Europa, gjatë vitit 2018, janë 8.212 dhe përbëjnë 58,0% të të huajve gjithsej kundrejt 59,2% që përbënin në 2017.

Në vitin 2018, arsyet kryesore të lejeve të qëndrimit janë për punësim dhe bashkim familjar, të cilat së bashku zënë 72,4% të arsyeve të të huajve rezidentë gjithsej. Në 2018, rezultojnë 345 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rritje me 9,2%, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë 2018-s, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 9.203 meshkuj dhe 4.959 femra. Meshkujt zënë 65,0% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri. Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkujt.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, është 9.090 aplikime, duke shënuar rritje me 0,7%, krahasuar me vitin 2017. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë 63,8% të aplikimeve gjithsej në 2018. Aplikimet nga Irani ishin 13% më të larta në 2018, në raport me një vit më parë. Ndërsa në rënie ishin aplikimet nga italianët, me tkurrje rreth 4%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of