17 raste të reja pozitive me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga 102 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.
“Përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër dhe tre raste në Kamëz. Janë testuar edhe 19 personel shëndetësor, prej të cilëve tre kanë rezultuar pozitivë, si kontakte të mëparshme dhe një personel është shëruar në 24 orët e fundit”.
Është shtuar numri i shtrimeve në spitalin Infektiv. Aktualisht 34 raste të prekura janë të hospitalizuar, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar në 945 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 284 persona aktivë me Covid-19, në Tiranë, Shkodër, Kamëz dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18,500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri