Nënat e reja mbi 18-vjeçare do të mbështeten me nga 170 euro në muaj nga Qeveria e Kosovës si dhe do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do rrisin mirëqenien e tyre dhe do të ulin varfërinë. Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo masë ka qëllim ngritjen e rolit të gruas.
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë dhënë detaje dhe informata në lidhje me zbatimin e masës 3.5 përkatësisht pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Kurti tha se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.
“Përveç se premtim dhe qëllim kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë. Ne duam ti mbështesim gratë sepse synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të barabarta por arrihet kur mundësit marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë. Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën”, është shprehur Kurti.
Ndërsa ministri Hekuran Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.
Sipas Muratit përfituese do të jenë të gjitha ato nëna mbi moshën 18 vjeçare.
Murati ka thënë se ato që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj.
“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas. Pagesat që do të bëhen nga kjo pako bëhet direkt në llogaritë e grave. Kjo masë përfshinë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Pagesa kryet për të gjitha gratë mbi moshën 18 vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuar në 12 muajt e fundit prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj”.
Po ashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.
“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai. U bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Prsh un jam nje nen kam 5 femij jam nga shqiperia e martuar ne kosov por nuk kam kunorizim a muj mu regjistru per ate te lehonave kam djalin e vogel nje muj
Përshëndetje jom ni None e tre Fëmive nga Peja si te regjistrohem un ktu ne online ne internet
Jam nena e tre femijeve e para 13 vjeq i dyti 10 vjeq dhe e treta 7 vjeq
A duhet per Nana me apliku se une veq per femije e kam. Apliku
Jam nena e 3 femijeve e madhja 13 i mesmi10 e vogla6 vjet
Prshendtje jam nena e tre femive dy vajza eni djal