E ndodhur midis Meksikës dhe Guatemalës, Belize është shndërruar në një prej vendeve më të vizituara kohët e fundit të Amerikën Qendrore.
Pyje tropikale, plazhe të paprekura, qytete të vjetra Maja, flora dhe fauna e shumëllojshme, janë vetëm disa prej arsyeve pse ky vend po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Ja pse duhet ta vizitoni tani Belizen:
1) Belize është shteti i vetëm anglishtfolës në Amerikën Qendrore
Belize është një vend ku ndërthurren në harmoni të plotë me njëra-tjetrën kultura të ndryshme, të cilat flasin gjuhë të ndryshme, por ajo zyrtare është gjuha angleze. Kjo është edhe një prej lehtësive më të mëdha për turistët.
2) Ushqimi që gjendet këtu është shumë i shijshëm
Ushqimi këtu është po aq i larmishëm sa ç’janë edhe kulturat që e popullojnë atë, si p.sh., ushqime të kulturës Garifuna, Maja, Mestizo, Indisë Lindore dhe Creoles.
3) Moti është i ngrohtë gjatë gjithë vitit
Temperatura mesatare gjatë gjithë vitit është afërsisht 29 gradë Celcius, që do të thotë se ju mund ta vizitoni atë në çdo kohë. Edhe gjatë muajve të dimrit, temperaturat nuk bien asnjëherë në nivele të ulëta.
4) Belize ka një mori ishujsh të mrekullueshëm
Ka më shumë se 200 ishuj në Belize të cilat njihen me emrin cayes (shqiptohet “keys”) të cilët janë të aksesueshëm dhe janë vendet e duhura për të peshkuar apo për të ushtruar sporte të ndryshme ujore. Disa prej tyre janë: Ambergris Caye, Caye Caulker, South Water Caye, Silk Caye, St George’s Caye, Laughing Bird Caye dhe Tobacco Caye etj.
5) Belize është epiqendra e qytetërimit të vjetër Maja
Sipas të dhënave të arkeologëve më shumë se 1 milion banorë të qytetërimit të vjetër Maja jetonin në Belize gjatë periudhës klasike nga vitet 300 deri në 900 p.e.s. Disa prej rrënojave mbresëlënëse të qytetërimit Maja, janë Caracol, Xunantunich, Altun Ha, Cahal Pech dhe Lamanai.
6) Këtu ndodhet “Blue Hole” një prej fenomeneve më interesantë natyrorë
Rrymat gjigante nënujore në Belize kanë krijuar “Blue hole” një prej vrimave më të mëdha në botë e cila është 305 metra e gjerë dhe 126 metra e thellë. Ajo të ofron mundësi për të parë stalaktide gjigante dhe një botë shumë të pasur të faunës nënujore me specie që rrallë shihen në zona të tjera. “Blue Hole” u bë e famshme në vitin 1971 kur u zbulua nga Jacques-Yves Cousteau, një eksplorues francez.
7) Një florë shumë e pasur
Flora e Belize është shumë e pasur dhe ka disa prej specieve më të veçanta që rrallë gjenden diku tjetër. Rreth 40 për qind e ishullit është zonë në mbrojtje.
8.) Belize është parajsa e shumëkërkuar për të pasionuarit e sportit të zhytjes
Ajo cilësohet si një prej vendeve më të bukura për të gjithë të pasionuarit e sportit nënujor të zhytjes.
9) Bukuria dhe historia e shpellës së Belizes
Pjesa më e madhe e shpellave në këtë zonë përdoreshin nga banorët e qytetërimit antik të Majave, të cilët kryenin aty ritualet e tyre të shenjta. Disa prej shpellave më të njohura janë: Actun Tunichil Muknal, Barton Creek, Branch dhe Chiquibul, ku kjo e fundit është e gjatë 156 km dhe është më e gjata në të gjithë Amerikën Qendrore.