18 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vend. Tirana vijon të jetë epiqendra e koronavirusit me 143 raste, e ndjekur nga Durrësi me 30 raste. Ministria e Shëndetësisë njofton se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78-vjeçar nga Durrësi, duke e çuar numrin e viktimave nga virusi në 16.
“Ju bëjmë te ditur se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë”.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona, ndërsa në total numri i testimeve ka shkuar në 1919 raste të dyshuar, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë.
“Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste
Gjatë 24 orëve të fundit janë 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.