Rreth 20-30 për qind e atyre që kanë kaluar koronavirusin nuk janë më imunë ndaj tij pasi kanë kaluar 6 muaj.
Sipas kërkimeve të kryera nga Instituti i Geneve dhe Biologjisë Integruese (IGIB), imuniteti natyror kundër COVID-19 zgjat për 6 deri në 7 muaj.
Ai gjithashtu thotë se midis 20-30% e të infektuarve me virusin e heqin këtë imunitet pas një periudhe 6-mujore.
India aktualisht po menaxhon valën e dytë të COVID-19. Ndërsa rastet rriten, një prej pyetjeve që bëhet më shpesh nga njerëzit që e kanë kaluar këtë virus është se për sa kohë zgjat imuniteti i tyre ndaj tij?
“Zbulimi kryesor i 20-30% subjekteve që humbin imunitetin e tyre ndaj virusit pasi kanë kaluar gjashtë muaj, shpejgon mjaft mirë faktin se përse vala e dytë e tij nuk ka kursyer qytete si Mumbai me seropozitivitet të lartë”, u shpreh Dr. Anurag Agarëal, drejtori i Institutit të Geneve dhe Biologjisë Integruese (IGIB).
Ky studim dhe ato që janë zbuluar prej tij janë veçanërisht të rëndësishme për Indinë pasi ato potencialisht mund të shpjegojnë kohën e valës së dytë të pandemisë COVID-19 në këtë vend. Rezultatet theksojnë gjithashtu rëndësinë e vaksinimit kundër këtij virusi.
Procesi i kërkimit mbi periudhën e imunitetit të vaksinave COVID-19 është ende në proces, por shumica e vaksinave që po përdoren aktualisht pritet të mbrojnë personat që po i bëjnë nga infeksioni i rëndë ndaj koronavirusit ose nga vdekja për të paktën disa vjet.
Studiuesit kanë deklaruar se zbulimet e këtij studimi mund të shpjegojnë pse qytete si Mumbai dhe Delhi janë duke përjetuar një rritje në rastet e infektimit me COVID-19. Një situatë e tillë po ndodh edhe pse këto qytete kanë seropozitivitet të lartë.
Seriopozitiviteti i Delhit ishte në nivele mesatare gjatë muajit janar, në 56 për qind. Sipas shumë mjekëve, seropozitiviteti i Delhit është arsyeja kryesore që fshihet pas ngadalësimit të rritjes pandemike të Covid-19 në nëntor 2020.