Muaji i mjaltit përfaqëson një nga momentet më të bukura në jetën e një çifti, që kujtohet gjithnjë, me foto për t’u vënë në kornizë, me momente për t’ua treguar miqve dhe fëmijëve që do të vijnë, falë asaj atmosfere unike dhe të papërsëritshme.
Por cilat janë destinacionet më të njohura për të kaluar muajin e mjaltit? Kësaj pyetje i përgjigjet tour-operatori Kuoni (pjesë e Der Touristik, divizioni i udhëtimeve i Rewe Group), nëpërmjet medias sociale Pinterest.
Ku të shkosh për muaj mjalti? Bashkëshortët e ardhshëm frymëzohen nga Pinterest
Edhe pse pandemia i ka detyruar pak të gjithë të shtyjnë planet e udhëtimeve, dëshira për të udhëtuar nuk është zbehur, mbi të gjitha nëse udhëtimi është kurorëzimi i një bashkimi të ri. Një nga instrumentet e të sapomartuarve për t’u frymëzuar dhe për të planifikuar udhëtimin e ëndrrave është platforma sociale Pinterest, që e mbështet aktivitetin në ndarjen e imazheve. Kuoni identifikoi destinacionet më romantike për muajin e mjaltit, duke analizuar në Pinterest dhjetëra mijë imazhe kushtuar “honeymoon”.
“Pinterest dhe planifikimi i dasmës ecin dorë për dore. Ai është një burim me të vërtetë i vlefshëm për të fituar njohuri të mëdha se ku janë vendet më të ëndërruara për destinacionet e muajit të mjaltit në botë”, tha Rachel O’Reilly, drejtuese e Komunikimeve në Kuoni. “Shpresojmë që ky hulumtim të frymëzojë çiftet që po kërkojnë të bëjnë udhëtimin e jetës.”
Sipas kësaj metodologjie, Kuoni ia doli të identifikojë 20 destinacionet më të mira….
1.Bali, me 998 borde Pinterest të dedikuara
2.Itali, me 997 borde Pinterest të dedikuara
3.Hawaii, me 992 borde Pinterest të dedikuara
4.Maldive, me 981 borde Pinterest të dedikuara
5.Irlandë, me 980 borde Pinterest të dedikuara
6.Tajlandë, me 980 borde Pinterest të dedikuara
7.Meksikë, me 949 borde Pinterest të dedikuara
8.Greqi, me 757 borde Pinterest të dedikuara
9.Indi, me 734 borde Pinterest të dedikuara
10.Kosta Rika, me 729 borde Pinterest të dedikuara
11.Japoni, me 717 borde Pinterest të dedikuara
12.Xhajmajka, me 699 borde Pinterest të dedikuara
13.Zelandë e Re, me 601 borde Pinterest të dedikuara
14.Francë, me 500 borde Pinterest të dedikuara
15.Islandë, me 499 borde Pinterest të dedikuara
16.St. Lucia, me 477 borde Pinterest të dedikuara
17.Aruba, me 442 borde Pinterest të dedikuara
18.Bahamas, me 417 borde Pinterest të dedikuara
19.Spanjë, me 415 borde Pinterest të dedikuara
20.Fiji, me 408 borde Pinterest të dedikuara
Burimi: Forbes