Ajo çfarë përbën sukses për një person nuk është për dikë tjetër. Në mungesë të krijimit të përkufizimeve tona për suksesin, ne shpesh përdorim përkufizimin e shoqërisë. Kjo përfshin zakonisht kredencialet, statusin, pushtetin, pasurinë dhe shumë të mira materiale.
Ne priremi të mendojmë se nëse dikush ka në zotërim shumë gjëra luksoze, atëherë ai është i “suksesshëm”. Por shpesh shoqëria është e çorientuar dhe gjëra si pasuria, statusi dhe të mirat materiale, ndërkohë që duken fantastike, nuk bëjnë asgjë për nevojën tonë universale në drejtim të qëllimit, plotësimit dhe kuptimit. Shpesh është një realitet i ashpër që njerëzit duhet ta zbulojnë vetë.
Më poshtë janë 20 të vërteta rreth suksesit. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm rreth këtyre të vërtetave, të cilat janë jetike që ju t’i njihni.
1.Koeficienti juaj i Inteligjencës nuk ka aq shumë rëndësi nga sa mund të mendoni.
2.Ajo çfarë duket e mirë për të tjerët është më pak e rëndësishme për ju.
3.Paratë, statusi dhe fama nuk ju bëjnë të lumtur.
4.Nëse sfida juaj intelektuale dhe ndikimi i punës suaj është në linjë me qëllimin, performanca juaj do të jetë e suksesshme.
5.Këshillat e të tjerëve shpesh janë një përsëritje e asaj që ka funksionuar për ta. Nëse nuk ju duket e përshtatshme, mos i merrni në konsideratë.
6.Shpesh, ju keni nevojë më shumë për mbështetje se sa këshilla.
7.Besoni fort te vetja, ndryshimi i mendimeve negative rreth jush do t’ju forcojë muskujt e besimit më shumë se sa t’ju lavdërojnë.
8.Njohja e ndikimit që ju keni tek të tjerët është një mënyrë për të matur realizimin tuaj.
9.Kolegu i duhur për disa persona nuk është i duhuri për ju. Nuk ka vetëm një mënyrë për t’u përballur në profesionin tuaj.
10.Grinta, mosdorëzimi, mentaliteti i hapur – gjë që do të thotë se keni besim në aftësitë tuaja për t’u rritur e për të mësuar – janë sjellje
kritike që gjithkush mund të realizojë vizionin e tij në karrierë.
11.Lumturia është një disiplinë që kushdo mund ta mësojë.
12.Ndjeshmëria, të qenët i pranishëm dhe më shumë i vetëdijshëm ndaj detajeve të jetës do t’ju ndihmojë të shihni më lehtë përgjigjet e pyetjeve
tuaja.
13.Të kuptoni kush jeni – është pjesë e rëndësishme e të pasurit të një pune që e doni
14.Të doni punën tuaj është pjesë kyçe në krijimin e atij lloj suksesi që nuk do të shkaktojë stres, mbingarkesë, lodhje.
15.Nëse puna nuk është e bukur, diçka është thyer
16.Menaxhimi i karrierës suaj është një zakon që mund të mësohet.
17.Kërkimi i një pune është i bukur kur e keni të qartë se kush jeni e çfarë dëshironi
18.Krahasimi me të tjerët nuk është asnjëherë i dobishëm
19.Njohja e pikave të dobëta dhe të punoni për t’i përmirësuar ato janë të rëndësishme për të qenë një lider i madh dhe një qenie njerëzore e
shëndetshme.
20.Ju duhet të festoni nëse dështoni, pasi prej tyre ka gjithnjë se çfarë të mësoni.
*Laura Garnett, Performance strategist
Burimi:INC