Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se për tri javë, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të tërheqin 10% të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Tahiri ka treguar se rreth 200 milionë euro pritet të tërhiqen nga Trusti, ndonëse sipas tij, rreth 50% e qytetarëve kanë pak mjete.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. Tahiri, pas takimit që zhvilloi me drejtues të këtij institucioni të kryesuar nga drejtori i Trustit, Adrian Zalli, u shpreh se pas tri javësh mund të nisin aplikimet për tërheqjen e 10%.
Ai bëru të ditur se janë mbi 630 mijë persona pjesë e kësaj skeme e që mund të tërheqin mjetet e tyre, të cilat kapin vlerën e mbi 200 milionë eurove.
“Kemi mbi 630 mijë persona, pjesë e kësaj skeme. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është në Kuvend, do të diskutohet deri në fund të javës, komisioni do ta dëgjojë për miratim, shpresoj që të kalojë shpejt. Ajo që dimë është se janë mbi 200 milionë euro që mund të tërhiqen nga ky fond dhe ky do të jetë një stimulin në ekonominë e Kosovës”, tha Tahiri.
Ai sqaroi se Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike pritet që t’i kalojë procedurat parlamentare në mënyrë të përshpejtuar në mënyrë që pas 3 javësh të mund të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10%. Për këtë arsye, ai tha se Trusti ka përgatitur një platformë online, të lehtë në përdorim, ku pas aplikimin mjete do të dalin në xhirollogari të aplikuesit pas 3 deri në 4 ditë.
“Trusti ka përgatitur një platformë online, e që do të jetë gati për 2 javë. Procedura e aplikimit është e thjeshtë, duhet numër personal dhe numri i xhirollogarisë. Ligji ende nuk ka kaluar, nuk do të ketë tërheqja nga Trusiti, por tërheqja bëhet përmes aplikimit online, dhe për disa ditë 3 deri ne 4 ditë i dalin paret në xhirollogari”.
Kurse, Ardian Zalli ka thënë e Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvend do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%. Sipas tij, aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%.
“E kemi thjeshtuar procesin, aplikimi do të bëhet vetëm online dhe shkon në favor që të mos përhapet pandemia”.
Nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi, pra me nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare. Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se tërheqja e 10% nga Fondi Pensional i Kursimeve, nuk do të mund të bëhet deri pas rreth tri javësh,
Ndryshe, Fondi Pensional i Kursimeve ka bërë me dije se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës të cilat do t’u mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST-i ka njoftuar se është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.