Përdorimi global i Internetit është rritur pothuaj dhjetëfish nga vetëm 45 milion në 1995 në 420 milion në vitin 2000Analistët parashikojnë se viti 2006 do të jetë viti i mrekullive për investimet në internet në Kinë. Tashmë niveli i depërtimit të internetit në Kinë është 7.9%. Kjo situatë është gati e njëjtë me gjendjen në të cilën ndodhej SHBA në vitin 1993, koha e fillimit të Epokës se Artë të Internetit. Pse është 2006 viti i investimeve në internet në Kinë?Sepse: – Pothuaj 100 milion kinezë tashmë mund të logojnë në internet. Kjo shënon një rritje prej 18% krahasuar me vitin e kaluar;- Njerëzit në Kinë tashmë përdorin internetin si pjesë të arsimimit të tyre, punës dhe argëtimit të tyre në nivele që në SHBA janë parë vetëm kohët e fundit;- Familjet në SHBA kanë mundësi zgjedhje midis shumë burimesh dhe mjetesh të ndryshme të informacionit, argëtimit apo dhe komunikimit, të cilat në Kinë thjesht nuk ofrohen dhe nuk mund të përdoren. Ka shumë familje në Kinë që kënaqen të shpenzojnë pagat mujore për të blerë një kompjuter dhe të abonohen te një Ofrues i Shërbimeve të Internetit;- Gjatë gjashtë muajve të fundit koha e kaluar “on line” nga përdoruesit e internetit në Kinë është rritur me 54 minuta, sipas një sondazhi statistikor të sapo publikuar mbi Zhvillimin e Internetit në Kinë;- Tashmë po përjetohet momenti i “infektimit” – dhe gjërat mund të ndodhin pikërisht siç rrodhën në Amerikë në vitin 1993.Përveç këtyre, përqindja e përdoruesve kinezë të Internetit po rritet, ndërsa në Amerikë po bie. Zhvillimi i shpejtë i Internetit në vendet në zhvillim me popullsi të madhe, veçanërisht në Kinë, Indi dhe Indonezi, ka rritur numrin e popullsisë “on line” në Botë duke e çuar në mbi një miliard. Ndërkohë që numri i njerëzve “on line” vazhdon të rritet në këto vende, niveli i përdoruesve në vendet e zhvilluara, si Amerika po shënon rënie.Sipas të dhënave të “Tforecast”, pjesa amerikane në popullsinë globale “on line” ra nga 19.86% në vitin 2004 në 18.3% vitin e shkuar, ndërsa pjesa e Kinës u rrit nga 10.68% në 11.1%. Ngopja e tregut, sidomos e qendrave urbane, po pengon zhvillimin e mëtejshëm në vendet më të zhvilluara. Megjithatë vendi që ndodhet në krye të listës, të llogaritur me numrin total të përdoruesve, mbetet SHBA me 197.8 milion përdorues, të ndjekur nga Kina, Japonia, India, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut. Sipas të dhënave të Tforecast, numri total i përdoruesve të internetit në Botë është 1.08 miliard, 150 milion më shumë se në vitin 2004. Po ashtu përdorimi global i internetit është rritur pothuaj dhjetëfish nga vetëm 45 milion në 1995 në 420 milion në vitin 2000. Një shifër e tillë është dyfishuar në pesë vjet dhe pritet që të dyfishohet përsëri për të arritur numrin dy miliard në pesë vitet e ardhshme.Ndërkohë një prej betejave më interesante që pritet të shihet në vitin 2006 është gara midis liderve të kërkimit në Internet Baidu.com, Inc. (BIDU), Google Inc. (GOOG) dhe Yahoo Inc. (YHOO), në përpjekjet e tyre për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Investitorët mund të presin që Google të kërkojë një pjesë më të madhe në tregun e kërkimit të Kinës në vitin 2006, pasi grupet e punës të kësaj kompanie të vendosura tashmë në Beijing dhe Shanghai kanë filluar të shfrytëzojnë fuqinë legjendare të marketingut të kompanisë.Lojrat “on line” janë një dritë tjetër në industrinë kineze të teknologjisë në vitin 2006. Shanda Interactive Entertainment Inc. (SNDA) ka bërë publike se ka në plan të shpenzojë 20 milion dollarë në vitin 2006 për të nxitur platformën e re të panelit të komandimit të lojrave EZ dhe investitorët presin rezultatet e para të kësaj strategjie “hardware” paksa të diskutueshme. Zona më e egër e Internetit në Kinë në vitin 2006 ka të ngjarë të jetë “zjarri” masiv i video “on line”, blogging networks, podcasts, IPTV dhe mjeteve të tjera të komunikimit që do të drejtojnë sektorin e komunikimit në Kinë. Yahoo, Google, Sina.com Inc. (SINA), Baidu, Sohu.com Inc. (SOHU) dhe Netease ka të ngjarë të jenë të parët në këtë sulm, të ndjekur nga shoqëri të reja si Bokee.com, Toodou.com dhe shumë të tjerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.