Pesëvjeçari i fundit ka shënuar një revolucion në eksportet shqiptare që për herë të parë pas 1990 arritën të ishin në nivel më të lartë se importet.
Sipas buletinit të tregtisë së jashtë 2010-2014 rritja mesatare vjetore e eksporteve ishte 20,8 %. Në rastin e importeve kemi një ritëm rënës në vitet 2012-2013 dhe rritës në vitet e tjera. Për periudhën 2010-2014, rritja mesatare vjetore e importeve ishte 5,4 % dhe për pasojë deficiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 1,3 %.
Por situata e eksporteve duket se ka ndryshuar në vitin 2014, ku vërehet një rritje vjetore prej 3,8 % në eksporte, 6,7 % në importe dhe deficiti tregtar u rrit rreth 9,4 %. Eksportet mbuluan 46,3 % të importeve, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 47,6 %.
Gjatë periudhës 2010-2014, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt italisë, Greqisë, Kosovës dhe Turqisë. Në krahasim me pesë vite më parë, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm.
Në vitin 2014 eksportet me Italinë zunë 52 % të eksporteve nga 50,8 % që zinin në vitin 2010; me Kosovën zunë 7,3 % të eksporteve nga 6,2 % që zinin në vitin 2010; me Spanjën zunë 6,5 % të eksporteve nga 3,5 % që zinin në vitin 2010; me Greqinë zunë 3,5 % të eksporteve nga 5,4 % që zinin në 2010.
Gjatë harkut kohor 2010-2014, eksportet, nisur nga pesha specifike vihet re që partneri kryesor, Italia ka një tendencë në rritje deri në 2011 e cila shkon drejt rënies deri në 2013 duke pësuar përsëri rritje në 2014. Ndërsa për Kosovën kemi një tendencë në rritje deri në 2012, e cila shkon në ulje në 2013 dhe pëson rritje në 2014. Për Spanjën kemi një tendencë në rritje deri në 2013 dhe pastaj pëson rënie në 2014. Greqia ka një tendencë në rënie deri në 2013 dhe pastaj pëson rritje në 2014.
Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zë 52 % në vitin 2014 nga 46,3 % që ishte në vitin 2013. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2014, është Kosova e cila zë 7,3 % të eksporteve. Një vit më parë, pesha e eksporteve shqiptare drejt Kosovës ishte 6,6 %.
Eksportet me Spanjën gjatë vitit 2014 zënë 6,5 % të eksporteve, nga 9,8 % që zinin në vitin 2013. Partneri i katërt tregtar për nga pesha e eksporteve është Turqia e cila zë 3,9 % të eksporteve gjithsej në vitin 2014, nga 3,7 % që zinte në vitin 2013. Më tej, në strukturën e eksporteve në vitin 2014 për nga pesha, vijojnë Greqia, me 3,5 %, Kina me 3,4 %, Gjermania me 2,8 % etj.
Pesha e importeve nga Italia ka vijuar të rritet përgjatë këtij harku kohor, duke arritur në 29,8 % më 2014 nga 28,2 % e importeve gjithsej që ishte në vitin 2010. Kurse importet nga Greqia kanë ardhur duke u ulur nga 13,1 % që ishte në vitin 2010, në 9,4 % në vitin 2014.
Në vitin 2014, partneri që zë peshën më të madhe në importe është Italia me 29,8 % të importeve, nga 32,9 % që ishte në vitin 2013. Partneri i dytë në importe është Greqia me 9,4 % të importeve, nga 8,8 % që ishte në vitin 2013.
Kina, është partneri i tretë tregtar përsa i përket peshës në importe me 7,3 % të totalit në vitin 2014 nga 6,8 % që ishte në vitin 2013 e ndjekur nga Turqia me 7,1 % të importeve në vitin 2014 nga 6,4 % që ishte në vitin 2013.
Në strukturën e importeve në vitin 2014, partnerët me peshën më të madhe vijojnë, Gjermania me 6 %, Serbia me 4,3 %, Zvicra me 3,1 %, SHBA me 2,4 % etj.
Qeveria aktuale po e merr këtë mbështetje në bazë të programeve me FMN dhe BB, kundrejt reformave strukturore dhe atyre fiskale që synojnë uljen e borxhit publike në nivelet e 64% në fund më 2018.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.