Z.Pesha, ndër të tjera deklaroi se “vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe sektorit të hidrokarbureve ku priten rezultate pozitive nga kërkimet për naftë në disa zona të vendit”.“Deri më tani, nënvizoi z.Pesha, kompania lider në kërkimin dhe përpunimin e naftës SHELL, ka nisur kërkimet në tre zona që cilësohen jonaftëmbajtëse, në Lezhë, Elbasan dhe në Berat, dhe në muajin maj presim rezultate pozitive. E përkthyer në shifra është një investim 50 milionë euro dhe mijëra vende pune”.
Ndërsa përsa i përket vëmendjes që po i kushtohen investimeve në fushën e hidroenergjitikës, z.Pesha theksoi së është një ndër fushat që krijon në mënyrë të vazhdueshme vende të reja pune. Sipas tij, në fushën e hidroenergjitikës prodhohet mesatarisht 5 vende pune për çdo mega të instaluar gjatë ndërtimit dhe mbi 50 vende për çdo HEC të përfunduar.
Shqipëria është një vend me pasuri të shumta natyrore të cilat nuk janë në nivelin optimal të shfrytëzimit të tyre. Orientimi i investimeve në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si energjia, mineralet, ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, si dhe infrastruktura mbështetëse kanë qenë dhe mbeten prioritet i politikave qeveritare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.