Më 2017 çmimet e konsumit ishin më të larta

04/05/2018 10:43 AM 0 komente

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për vitin 2017.

Ky indeks (IHÇK) në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind krahasuar me vitin 2016.

“Kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (5.8%) me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (6.0%) me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani (5.7%) me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat (0.7%); mishi (1.0%); qumështi, djathi dhe vezët (2.1%); pemët (7.3%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (4.6%); kafja, çaji dhe kakao (8.1%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.1%); këpucët (3.7%), ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve (-1.4%); pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative (-5.8%), ku secili nëngrup ndikoi me (-0.1 %) në IHÇK.

/Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of