23 raste të reja, jo vetëm në Tiranë; 28 të shëruar

29/05/2020 11:06 AM 0 komente

23 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët me Covid-19 në vend. Pas dy ditësh ku raste të reja kishëm vetëm në kryeqytet, sot kemi raste të reja edhe në tre qytete të tjera.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive, 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 4 në Lushjë dhe një rast në Durrës. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, ku të gjithë kanë rezultuar negativë”.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15.500 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099.

Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of