23 raste të reja me Covid-19, tre pacientë në gjendje të rëndë

25/03/2020 11:18 AM 0 komente

Ka shkuar në 146 numrit i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja, nga 111 testime. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se 72 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, ku tre pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë.

“Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 83 qytetarë
  • Durrës 9 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 3 qytetarë
  • Fier 14 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 11 qytetarë
  • Vlorë 5 qytetarë
  • Shkodër 3 qytetarë
  • Lezhe 4 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë
  • Krujë 1 qytetar

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë”, deklaroi Rakacolli.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of