23 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ku rastet e reja janë të shpërndara në disa qytete. Edhe Librazhdi që nuk ka pasur asnjë rast që nga fillimi i epidemisë rezulton pozitivë ditën e sotme.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitivë. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 16 raste të Tiranë, dy raste në Mat, dy në Lushnjë, një rast në Durrës, një në Krujë dhe një rast në Librazhd.
Nga rastet e reja 19 prej tyre janë kontakt i rasteve të mëparshme, ndersa për rastet e tjera po kryhet hetimi epidemiologjik. Janë testuar 21 personel shëndetësor, nga të cilët dy kanë rezultuar pozitivë.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe një pacent është i intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1122.
Në vendin tonë aktualisht janë 232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.