240 milionë USD më pak të ardhura në buxhetin 2019

04/02/2020 12:49 PM 0 komente

Qeveria nuk ka arritur dot që të përmbushë angazhimin e marrë në fillim të vitit të shkuar për të shpenzuar 5.19 miliardë Dollarë fonde për investime dhe operacione të administratës.

Në tabelën finale të buxhetit të vitit të shkuar mungojnë 240 milionë Dollarë të ardhura, faturë e cila ka ulur shpenzimet në mënyrë që të mos ketë rritje të defiçitit në buxhet dhe borxhit publik.

Për ekonomistin Zef Preçi, të gjithë parametrat e realizimit të të ardhurave nga tatimet dhe doganat vijnë si pasojë e dy faktorëve: ngadalësim i rritjes ekonomike dhe planifikim optimist.

Ajo që vihet re nga ekspertët, është fakti se nga tatimet e doganat nuk janë realizuar 165 milionë Dollarë, dhe po kjo shifër është hequr nga investimet publike, i vetmi zë në buxhet i cili sjell përfitime ekonomike dhe fokusohet te shërbimet e qytetarëve.

Ekspertët hedhin poshtë faktin se tërmeti solli një rënie të të ardhurave në buxhet, por shtojnë se muajin e fundit performanca e mbledhjes së tatimeve ishte më e dobët.

Ata sugjerojnë të ndërmerren politika në shtimin e investimeve të huaja, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ndërtime në infrastructure, me qëllim inkurajimin e popullsisë dhe specialistëve që të mos largohen nga Shqipëria.

 

/Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of