Numri i të prekurve në 24 orët e fundit ka shënuar rritje. 25 raste janë konfirmuar pozitivë, nga të cilat 24 i përkasin kryeqytetit, ku 15 raste janë identifikuar në një call-center.
“Në 24 orët e fundt ka një rritje të numrit të të prekurve të lidhura me kontaktet e rasteve të mëparshme, por edhe vatra të reja në Tiranë.
Janë testuat 173 qytetarë si të dyshuar me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 25 raste, konkretisht 24 të prekur në Tiranë dhe një në Durrës. Nga rastet e reja rezultojnë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti të konfirmuar dy ditë më parë.”
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit ka shkuar në 33.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur një pacient 69 vjeçar nga Tirana, i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin Infektiv.”
Tetë qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.
“Kemi sërish shtrime të reja në spitalin Infektiv, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, tre prej tyre janë në terapi intensive”.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer 14, 500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri në total i rasteve pozitive është 1,029, prej tyre 78 për qind janë shëruar. Aktualisht 193 persona janë të infektuar aktivë me Covid-19 në vend.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri