Borxhi, më mirë te të afërmit se te bankat
26% e familjeve huamarrëse kanë pasur vështirësi për të shlyer këstet e kredisë gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, sipas një vëzhgimi të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Rreth 81% e familjevehuamarrëse paguajnë deri në 30% të të ardhurave të tyre mujore për të shlyer huanë, 9% paguajnë 31-50% të të ardhurave dhe 6% paguajnë mbi 50% të të ardhurave.
69% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se nuk kanë patur ndryshim të aftësisë paguese në 6-mujorin e kaluar duke iu referuar momentit të intervistimit, 26 % kanë deklaruar përkeqësim dhe rreth 5% kanë deklaruar përmirësim të aftësisë së tyre paguese. ;
Për 6-mujorin e parë të 2012, 78% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese.
Borxh më mirë te të afërmit se te bankat
Në total 26.8% e të anketuarve kanë pohuar se kanë aktualisht një borxh për të paguar. Burimi i marrjes së borxhit ka qenë “personi fizik” në 54% të huamarrësve (52% hua në lekë dhe 2% hua në valutë); dhe “bankat” në 42%
Qëllimet e marrjes së borxhit kanë qenë : blerja/riparimi i një prone të paluajtshme 38%, konsumi 23% dhe zhvillimi i biznesit 10.8%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.