26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 numri i të prekurve

23/03/2020 11:37 PM 0 komente

26 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë mbremjen e sotme, duke e çuar numrin në total në 61 të prekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga 100 testime 26 kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.

“Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë, i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar positive.

Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, ka njoftuar IKSHPK.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta me koronavirus, ndërsa një person ka humbur jetën.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of