27 raste të reja, dyfishohet numri i të prekurve në Shkodër

Numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet në vend. Vetëm në Shkodër janë dyfishuar rastet e të prekurve në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 27 raste nga 112 testime. Numri në total i të prekurve në vend është 304, ku kryeson Tirana, Durrësi e Shkodra.
“Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Në spitalin Invektiv aktualisht janë të shtruar 73 persona, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë 4 pacient të shtruar, dy në gjendje të renduar
Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 16. Gjatë 24 orëve të fundit janë 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.
LEXONI STATISTIKAT NE KOHE REALE NE LINK
https://www.monitor.al/covid-19/production/
Komente