288 raste të reja, tre viktima; Rritet numri i të shtruarve në spital

26/10/2020 4:28 PM 0 komente

288 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 1304 testime të kryera për të dyshuar të prekur me SARS COV2.

“147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar”.

Tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 51 të tjerë janë shëruar.

“Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja”.

Krahasuar me një ditë më parë është rritur edhe numri i të infektuarve që kanë nevojë për trajtim në spitalet COVID.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore: 288
Të shëruar ne 24 orë: 51
Të shtruar në spitale: 280
Humbje jete në 24 orë: 3
Testime ditore: 1304

Raste pozitive: 19,445
Raste të shëruara: 10,705
Raste Aktive: 8260
Humbje jete: 480

Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of