Shpesh takoj njerëz që janë kaq të mbingarkuar, të palumtur apo të pamotivuar për të kërkuar një punë tjetër, të cilët mendojnë se gjetja e një pune që ta duan është e pamundur.
Dhe unë u them përherë këtë gjë: Në botën e sotme, të kesh një punë që të sjell gëzim nuk është një ëndërr ideale, është nevojë për të shkëlqyer. Sepse, kur keni një punë që ju pëlqen, jo vetëm që jeni më i lumtur, por rendimenti juaj është edhe më i lartë. Dhe, ky është lloji i punonjësve që kompanitë punësojnë sot. Me rritjen e nevojës për inovacion, idetë e mëdha, zgjidhjet “jashtë kutisë” – kompanitë kërkojë njerëz që të japin më të mirën e vetes në punës. Por, me gjithë këto informacione, mbeten ende një pyetje: Si? Si mund t’ia dilni mbanë që të gjeni dhe të krijoni punën që ju pëlqen?
Më poshtë janë tre hapa të fuqishëm… të cilat ju mund t’i nisni që sot…
Hapi i parë: Besoni se është e mundur
Nëse nuk besoni se mund ta doni punën, atëherë ju nuk keni absolutisht asnjë mundësi për të gjetur punën që doni. Nëse besoni se mundeni, kjo do t’ju ndihmojë që të ecni përpara, pavarësisht pengesave, si dhe të luftoni për të. Është e lehtë të humbni besimin, kur vetëbesimi juaj është i ulët, apo keni pasur një seri zhgënjimesh e dështimesh. Vetëm me një vizion të qartë, mund ta bëni të mund këtë gjë.
Filloni menjëherë: Nisni t’i thoni vetes çdo ditë se do të gjeni apo se do të krijoni punën që doni. Përsëriteni këtë mendim sa më shumë të mundeni. Në këtë mënyrë, mund të ndërtoni muskulin tuaj mendor rreth kësaj bindje. Ju do të shihni se pas pak kohësh, kjo bindje do të jetë kaq e thellë saqë do të rrisë vetëbesimin tuaj.
Hapi i dytë: Njihni Zonën e Gjenialitetit dhe se në çfarë jeni më të aftë
Njohja e Zonës tuaj të Gjenialitetit i bën më të lehta përpjekjet për të gjetur punë. Zona e Gjenialitetit jep dy të dhëna të rëndësishme që përbëjnë punën që doni: gjenialitetin tuaj dhe qëllimin tuaj. Gjenialiteti juaj është të menduarit apo zgjidhja e problemeve në të cilat jeni i zoti. Qëllimi juaj është ndikimi te të tjerët që ka më shumë kuptim për ju.
Filloni menjëherë: Fillojeni duke i bërë vetes këto pyetje: kur ishte hera e fundit që jeni ndier me të vërtetë në Zonën e punës?
Cili ishte mendimi specifik apo zgjidhja e problemit me të cilën po merreshit? Gjeni pesë shembuj dhe më pas pesë modele. Ky është gjenialiteti juaj në punë. Kur ishte hera e fundit që ju jeni ndier tërësisht i plotësuar prej ndikimit që po shkaktonit? Në ç’mënyrë ky ndikim lidhej me një sfidë emocionale të rëndësishme që keni përjetuar në të kaluarën. Qëllimi juaj lidhet me një sfidë emocionale të rëndësishme. Kur ju të arrini të shihni këtë, do të kuptoni se çfarë lloj ndikimi ka më shumë rëndësi për ju. Qëllimi juaj mund të ndihmojë të tjerët që po jetojnë sfidën tuaj kryesore emocionale.
Hapi 3: Njihni mjedisin, njerëzit dhe kulturën që ju përshtaten
Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjesh punën e duhur është si të gjesh partnerin e jetës. Jo të gjithë do të mund t’ju përshtaten. Ju duhet ta shikoni në të njëjtin këndvështrim gjetjen e punës dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë është njoha e personave, kulturës dhe mjedisit që do t’ju ndihmojnë që ju të ecni para.
Ju mund të jeni të qartë në një intervistë se çfarë janë këto tri gjëra dhe ta përdorni këtë informacion kur analizoni mjedise të ndryshme biznesi.
Filloni menjëherë: Pyeteni veten: Në cilën orë të ditës mendoni më mirë? Cila është dita e punës ideale? Cilat janë mjediset që ju bëjnë të ndiheni rehat, me energji dhe të përqendruar? Cilat janë vlerat tuaja më të rëndësishme? Këto pyetje do t’ju ndihmojnë të identifikoni apo të bindeni nëse kompania juaj përshtatet nga pikëpamja e kulturës me ju…
*Laura Garnett, Performance strategist and author, The Genius Habit @garnettl
Burimi: INC