Vëmendja jonë zgjat mesatarisht vetëm 47 sekonda në një ekran – dhe ajo po vjen duke u zvogëluar.
Psikologët dhe studiuesit e sjelljes teknologjike, kanë vënë re (dhe gjurmuar në mënyrë empirike), modelin e ndërrimit të vëmendjes së trurit tonë, dhe bashkë me të, rritjen e stresit dhe lodhjes.
Vendosja e afateve në kalendarin tuaj dhe bërja e listave të detyrave, nuk funksionon më.
Ja se si e planifikon ditën një psikologe për të rritur fokusin, për t’u ndier më e lumtur dhe për të bërë më shumë:
1. Mbrojtja dhe balancimi i energjisë
Për të shmangur kryerjen e një pune që kërkon kohë, menjëherë pas tjetrës, merrni parasysh se si detyrat tuaja përshtaten së bashku.
Kryerja e punëve që kërkojnë shumë vëmendje njera pas tjetrës, mund të jenë rraskapitëse, duke ju lënë pa energji më vonë gjatë ditës.
Shumë njerëz preferojnë ta fillojnë ditën e tyre me punë përmendësh (detyra që janë të përsëritura dhe nuk kërkojnë shumë energji truri), përpara se të zhyten në punë më të vështira.
Nëse mundeni, mos e mbushni ditën me takime. Problemi me takimet e Zoom është se ne priremi t’i planifikojmë ato njëra pas tjetrës.
“Më pëlqen të bëj diçka të lehtë dhe shpërblyese përpara një takimi të gjatë, dhe më pas të rimbush me ndërveprim social, ndonjë aktivitet të thjeshtë, ose më e mira akoma, një shëtitje.”
2. Kryerja e detyrave më të vështira në kohën ku përqendrimi është maksimal
Koha juaj maksimale e përqendrimit, ndikohet nga ritmi juaj natyror cirkadian. Shumica e njerëzve fokusohen më së miri në orën 11:00 ose më afër orës 16:00.
Kurseni aktivitetet, që kërkojnë më shumë përpjekje dhe kreativitet për orët tuaja të pikut.
“Ora ime e pikut është rreth orës 11:00, kështu që e nis ditën time disa orë më herët, duke parë titujt e lajmeve. Deri në orën 11:00, jam gati të bëj më shumë punë krijuese, kështu që planifikoj detyrat e mia më të vështira rreth asaj kohe.”
Email-et krijojnë stres, kështu që ato bëhen më mirë kur nuk jeni në kulmin tuaj.
3. Mendimi se si detyrat e ndryshme do të ndikojnë në emocionet personale
Unë gjithmonë i shikoj detyrat e mia për sa i përket vlerës së tyre emocionale. Bërja e diçkaje më bën të ndihem pozitiv apo negativ?
Studimi tregon se njerëzit janë më të lumtur kur bëjnë gjëra të lehta, si për shembull duke bërë një telefonatë të shpejtë ose duke shkruar një listë ushqimesh.
Fatkeqësisht, ne nuk mund të bëjmë detyra pozitive gjatë gjithë ditës.
Por, ju mund të kufizoni efektin negativ emocional të një takimi, për të diskutuar një detyrë që keni frikë, duke e caktuar atë, të themi, menjëherë para drekës, kur mund të bëni një pushim.
Planifikoni ditën tuaj me synimin për ta mbyllur me emocione neto pozitive. / CNBC