3 mësime udhëheqje nga bashkëthemeluesi dhe CEO i parë i Netflix

19/11/2019 5:09 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Netflix është një ndër rastet më të mira të studimit se si të ndërtosh një biznes që ndryshon tregun.

Kur Marc Randolph and Reed Hastings krijuan Netflix në vitin 1997, Hastings ishte fillimisht më pak i përfshirë, kurse Randolph ishte CEO. Kjo marrëdhënie kishte qenë harmonike, deri sa një ditë, Hasting hyri në zyrën e Randolph me një PowerPoint.

Në librin e tij, i cili u publikua në shtator, “That Will Never Work: The Birth of Netflix and the Amazing Life of an Idea”, Randolph ndan historinë emocionuese, prej së cilës mund të mësoni shumë, të krijimit të Netflix dhe për takimin fatlum ku Hasting i kërkoi të jepte dorëheqjen si CEO. Në mënyrë të pabesueshme, Randolph pranoi të jepte dorëheqjen dhe të mbante në kompani pozicionin e presidentit.
Nga përvoja e Randolph mund të nxirrni disa mësime leadershipi…

Jini në gjendje të dëgjoni dhe të vlerësoni performancën tuaj

Kur Hastings shkoi në zyrën e Randolph në vjeshtën e vitit 1999, Randolph-it nuk do t’i kishte shkuar kurrë në mendje që ai do t’i kërkonte të jepte dorëheqjen. Hastings kishte përgatitur një PowerPoint ku nxirrte në pah pikat e forta të Randolph dhe fushat ku mund të rritej. Thelbi ishte ky: Hastings mendonte që Netflix kishte nevojë për një CEO që të mund ta çonte Netflixt një hap përpara. Dhe ai CEO nuk ishte Marc Randolph.

Nga ana e tij, Randolph dëgjoi për feedback-un dhe bëri pyetje për të kuptuar më shumë. Kjo ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë.
Gjatë kohës si lider, një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të mësoni është të dëgjoni mbi vlerësimin e punës suaj dhe stilin e udhëheqjes. Marrja e vlerësimeve nga kolegët, shefi apo në lidhje me raportet mund të jetë ndonjëherë e dhimbshme. Por një kritikë e bërë në mënyrë korrekte dhe e pranuar nga një person mendjehapur, do ta bëjë cilindo një lider më të mirë.

Vini egon tuaj mënjanë për të mirën e përbashkët

Siç kujton Randolph, sjellja e tij mund të ketë qenë e qetë, ndërkohë që mendimet dhe fjalët që i kalonin nëpër kokë nuk ishin të tilla. Për të ishte ëndërr të qenët CEO i kompanisë. I kishte kushtuar gjithë kohën e tij, energjinë dhe kërkime të pafundme për të shndërruar idenë e marrjes së DVD me qira në një koncept fitimesh. Netflix ishte djali i tij.
Ndërkohë që Randolph kërkoi kohë për të reflektuar mbi kërkesën e Hastings, e shihte ëndrrën e tij si dy ide – të krijonte një kompani dhe të ishte një CEO. Më pas pa rreth e qark gjithë njerëzit që kishin besim tek ai, që e kishin ndjekur, që kishin lënë punë me paga shumë më të larta për të dhe kuptoi që kompania nuk ishte më vetëm ëndrra e tij. Netflix ishte më i madh se ëndrra e tij. Vuri mënjanë egon e tij dhe bëri atë çfarë ishte më e mira për kompaninë.

Njihni dobësitë dhe pikat tuaja të forta

Pas takimit me Hastings, Randolph bëri një vlerësim të vetes. Ai ishte vërtet i aftë në krijimin e një ekipi dhe kulture pune. Ishte vërtet i zoti në ide të reja dhe krijimin e një kompanie të re. Nga ana tjetër, nuk ishte dhe aq interesuar që ta çonte Netflix në një hap të mëtejshëm dhe të drejtonte një biznes të përditshëm.

Sot Randolph ndjek pasionet e tij, duke ndihmuar kompani të tjera. Ai vijon të investojë në startupe dhe të luajë rolin e mentorit për drejtuesit, duke marrë rezultate të suksesshme, ndër të cilat blerja e Looker nga ana e Google. Ashtu si Randolph ju duhet të mësoni pikat tuaja të forta dhe fushat ku mund të rriteni, duke u përpjekur të mësoni dhe të zhvilloheni çdo ditë më shumë. Historia është frymëzuese, mbi të gjitha për mënyrën se si mori vendimin më të mençur, duke ditur se kur është koha për të marrë një nismë e kur është koha për të bërë një hap pas, duke u dhënë mundësinë të tjerëve ta çojnë kompaninë në një hap përpara.

Nëse shohim Netflix sot nuk do të kishte ekzistuar kurrë pa idenë e çmendur të Randolph për të dhënë DVD me qira. Në të njëjtën mënyrë, nuk do të ishte rritur kaq shumë nëse nuk do të kishe pasur urtësinë për t’ia lënë vendin dikujt tjetër për ta çuar kompaninë drejt një niveli të mëtejshëm.

*Ken Sterling, Executive vice president, BigSpeak
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of