3-mujori i parë, prodhimi dhe shitjet me rënie të fortë në të gjithë sektorët prej pandemisë

19/06/2020 11:41 AM 0 komente

Indekset e shitjeve dhe të prodhimit shënuan rënie në të gjithë sektorët në tremujorin e parë si pasojë e masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 11,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rënie me 3,8%.

Indekset e shitjeve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e parë 2020, shënuan rënie 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 23,7 %.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rritje 13,2 %.

Indeksi i shitjeve në aktivitetin furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë 2020,

shënoi rënie 16,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimit në volum shënoi rënie 20,6 %, ndërsa punësimi shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjitrhashtu në ndërtim indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of