Udhëheqje, në thelb, do të thotë njerëz që janë në kontakt me njerëz. Me fjalë të tjera, është inteligjenca emocionale që bën dallimin e drejtuesve të jashtëzakonshëm nga ata më pak të suksesshëm.
Drejtuesit priren të përdorin një gjuhë të “përqendruar te rezultatet” dhe të përfshijnë njerëzit për të zgjidhur problemet, si pjesë për arritjen e objektivave dhe realizimin e pritshmërive.
Më poshtë janë 3 sfidat më të zakonshme me të cilat drejtuesit luftojnë çdo ditë.
1.Menaxhimi i dobët i diskutimeve gjatë mbledhjeve për çështje kyçe
Konflikti është një fenomen normal dhe i natyrshëm mes njerëzve. Të mësoni se si të menaxhoni konfliktet – më shumë se sa t’i shmangni – është thelbësore në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve. Aftësitë për të negociuar, durimi dhe një dozë e shëndetshme e inteligjencës emocionale janë elementet më jetësore për zgjidhjen e konflikteve. Menaxhimi i konflikteve në vendin e punës kërkon që ju të mbeteni objektivë, të shmangni supozimet dhe nocionet e paracaktuara dhe të bëni kujdes në fajësimin e të tjerëve.
2.Mungesa e unitetit mes skuadrave
Një tjetër çështje e nxehtë me të cilat drejtuesit përballen vazhdimisht janë skuadrat që kanë nevojë të punojnë së bashku në mënyrë më efikase. Thatheshemet, gjykimi dhe politikat e zyrës prekin shumë kompani dhe përpjekjet pozitive të grupit ndihmojnë në reduktimin e gjykimeve dhe konflikteve. Një strategji e çmuar në këto situata është bashkimi i skuadrës për të ndarë ide dhe për të krijuar një mjedis koherent. Shembuj të këtyre rasteve mund të jetë krijimi i një vizioni apo deklarimi i një qëllimi, kryerja e aktiviteteve për ndërtimin e besimit etj.
Këto objektiva do të ndihmojnë në krijimin e besimit mes punonjësve, në pjesën më të madhe të vendeve të punës. Drejtuesit dhe menaxherët duhet të marrin në konsideratë edhe mundësinë e ndërtimit të “pranisë së tyre ekzekutive”, përmes trajnimit dhe mjeteve të tjera, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të krijuar dhe për të menaxhuar skuadra të unifikuara.
3.Përcaktimi i një objektivi dhe kontrolli për realizimin e tij
Për pjesën më të madhe të drejtuesve, fjalët e tyre janë të orientuara tek objektivat ose thjesht te një mjet për të arritur një qëllim.
Kur ky tip drejtuesi “ndryshon melodinë” mund të duket jokoherent dhe jo i besueshëm. Një person me produktivitet të lartë mund t’i konsiderojë të tjerët si më pak të motivuar kur, në fakt, duan të jenë veç të jenë të kujdesshëm, të orientuar kah konsensusi dhe sistematikë. Pjesa më e madhe e skuadrave janë veçanërisht të motivuara kur marrin një feedback pozitiv dhe kur kjo nuk ndodh, projektet rrezikohen të shkatërrohen, duke e bërë arritjen e objektivave edhe më të gjatë.
Ata që janë manjakë të kontrollit nuk ndalen për të vëzhguar apo për të mbajtur shënime kur përpara dalin pengesa. Ata kanë vështirësi që t’u besojnë të tjerëve. Ata janë në kërkim të përsosmërisë, me pritshmëri irreale dhe kanë iluzionin e kontrollit kur, në të vërtetë, nuk e kanë.
Përpiquni që të mos kontrolloni në çdo detaj dhe të tregoheni të duruar me veten dhe të tjerët. Qëndroni të përqendruar te rezultati – dhe bëhuni më strategjik në arritjen e objektivave tuaj. Zgjidhni fjalët me kujdes. Nëse e bëni këtë, nuk do të keni sukses me forcën apo fuqinë e perceptuar, por me durim dhe një komunikimi më të vetëdijshëm.
*Susan Steinbrecher, CEO, Steinbrecher and Associates
Burimi: INC