Botërori i Futbollit për Meshkuj në vitin 2022 në Katar nuk ka nisur ende, por vëmendja tashmë është zhvendosur tek ajo që do të jetë Kupa e Botës më e madhe e luajtur ndonjëherë në historinë e kompeticionit, në vitin 2026.
Kupa e Botës 2026 do të jetë e para me një format të zgjeruar në 48 skuadra, duke rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse nga 32 aktualisht, që prej vitit 1998.
FIFA njoftoi dje 16 qytetet e përzgjedhura për këtë kompeticion në vitin 2026, i cili për herë të parë do të zhvillohet në tre Shtete – shtetet e Amerikës së Veriut (SHBA), Kanadaja dhe Meksika do të bashkohen për të mirëpritur turneun me 48 skuadra dhe me 80 ndeshje që nuk është parë ndonjëherë.
“Kjo pjesë e botës nuk e kupton se çfarë do të ndodhë këtu në vitin 2026” – deklaroi presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në një konferencë për shtyp pas zgjedhjes së vendeve.
“Bota do të pushtojë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara, ato do të pushtohen nga një valë e madhe gëzimi dhe lumturie, sepse ky është futbolli”.
Në një event të mbajtur në Rockefeller Plaza në Nju Jork, FIFA njoftoi edhe vendimin përfundimtar me 16 stadiume të përzgjedhura: 11 në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada.
Njoftimi i qyteteve pritëse të Kupës së Botës 2026
Qytetet pritëse ishin 22 dhe stadiumet 23 (dy në Los Anxhelos), por vetëm 16 u përzgjodhën.
Të 16 qytetet u zbuluan sipas rajoneve, duke nisur me qytetet në perëndim, të ndjekur nga qytetet e rajonit qendror dhe më pas pesë qytete në lindje. Në ShBA do të luhen gjithsej 60 ndeshje, 10 në Meksikë dhe 10 Kanada.
Qytetet nga perëndimi janë Vankuver, Siatëll, San Francisko, Los Anxhelos dhe Guadalajara. Në zonën qendrore vendet pritëse janë: Kansas City, Dallas, Atlanta, Hjuston, Monterrey dhe Mexico City. Qytetet pritëse të zonës lindore janë: Nju Jorku/Nju Xhersi, Boston, Filadelfia, Majami dhe Toronto.
Shumë nga ndeshjet e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohen në fusha të futbollit amerikan të ristrukturuara, duke qenë se disa prej tyre përdorin bar artificial. Gjithë ndeshjet e Botërorit 2026 do të luhen në fusha me bar natyral.
Qytetet dhe shtetet e Shteteve të Bashkuara u vunë në radhë për lehtësime tatimore dhe miliona dollarë në investime publike dhe private, për të pasur mundësinë për të pritur ndeshjet në vitin 2026.
Thirrjet e FIFA-s për lehtësi tatimore dhe financime të tjera bënë që qytete si Mineapolis, Çikago dhe Glendale, në Arizona, të tërhiqen nga gara në 2018. Ligjvënësit dhe zyrtarët e qyteteve të tjera u dukën më të gatshëm të bëjnë lëshime.
Në maj, guvernatorët republikanë të Georgias dhe Floridës miratuan një ligj që eliminon taksat mbi shitjet e biletave për ndeshjet e Botërorit. Muajin e kaluar, ligjvënësit e Misurit i bënë një propozim të ngjashëm, guvernatorit republikan Mike Parson. Të tre këto shtete janë përzgjedhur si vende pritëse.
Sipas një studimi të US Soccer, organizimi i ndeshjeve të Kupës së Botës mund t’u sjellë qyteteve deri në 620 milionë të ardhura. Megjithatë, disa ekspertë i kanë vënë në dyshim përfitimet ekonomike në mirëpritjen e kompeticioneve të mëdha sportive.
Shteti | Qyteti | Stadiumi | Kapaciteti |
Kanada | Toronto, Ontario | BMO Field | 45,500 |
Kanada | Vancouver, B.C. | BC Place | 54,000 |
Meksikë | Guadalajara, Jalisco | Estadio Akron | 46,232 |
Meksikë | Mexico City | Estadio Azteca | 87,523 |
Meksikë | Monterrey, Nuevo Leon | Estadio BBVA | 53,500 |
SHBA | Atlanta, Ga. | Mercedes-Benz Stadium | 71,000 |
SHBA | Boston, Mass. | Gillette Stadium | 65,878 |
SHBA | Dallas, Tex. (Arlington, Tex.) |
AT&T Stadium | 80,000 |
SHBA | Houston, Tex. | NRG Stadium | 71,795 |
SHBA | Kansas City, Mo. | Arrowhead Stadium | 76,416 |
SHBA | Los Angeles, Calif. (Inglewood, Calif.) |
SoFi Stadium | 70,240 |
SHBA | Miami, Fla. | Hard Rock Stadium | 64,767 |
SHBA | New York / New Jersey (East Rutherford, N.J.) |
MetLife Stadium | 82,500 |
SHBA | Philadelphia, Pa. | Lincoln Financial Field | 69,176 |
SHBA | San Francisco, Calif. (Santa Clara, Calif.) |
Levi’s Stadium | 68,500 |
SHBA | Seattle, Wash. | Lumen Field | 69,000 |