Nëse ju keni vendosur se shitja e një pjese të biznesit tuaj është mënyra më e mirë për të siguruar paratë që ju nevojiten, shitja duhet të jetë e kujdesshme.
Nëse nuk keni nevojë për paratë për arsye personale, atëherë pyetja që duhet të shtroni është a do e bëjë shitja e një pjese të biznesit tuaj pjesën më të vogël të biznesit që ju mbajtët më të vlefshme se pjesën më të madhe të biznesit që ju do të zotëronit pot ë mos e shidnit? Përgjigja për këtë pyetje mund të jetë një ‘po’ në tri situate:
1. Të ardhurat nga shitja mundësojnë zgjerim
Në disa raste, infuzioni i kesh-it do i mundësonte një biznesi të blinte pajisje dhe / ose objekte që do të mundësonin zgjerimin gjeografik ose shtesa për një ofertë të re. Një zgjerim i tillë mund të bëjë që një pjesë më e vogël e biznesit të zgjeruat më të dobishme se një copë më e madhe e biznesit ekzistues.
2. Shitja ju mundëson qasje ndaj burimeve që do të krijonin vlerë
Sinergjitë që do të rrisnin të ardhurat: Nëse njësia që dëshiron të bëjë investime është në pozitë për të ngritur biznesin e kompanisë tuaj, investimi gjason të bëjë logjikë. Supozoni se ju drejtoni një shërbim gomash. Nëse personi i cili është i gatshëm të investojë në biznesin tuaj zotëron një flotë të madhe taksish dhe është i gatshëm që të ta bëjë shërbimin tek ju, investimi mund të jetë reciprokisht i dobishëm. Nga ana tjetër, në qoftë se investitori potencial është i gatshëm dhe në gjendje të hapë dyert e duhura për kompaninë tuaj,shitjet mund të rriten në mënyrë eksponenciale.
Sinergjitë që do të mundësonin reduktimin e kostos: Nëse investitori potencial mund të reduktojë ndjeshëm një nga shpenzimet tuaja të mëdha, shitja mund të jetë një ide e mirë. Një kompani e madhe mund të blejë sasi të mëdha të lëndëve të para që përdor biznesi juaj. Për shkak të vëllimit të madh që blen kompania, ajo mund të jetë në gjendje ti ofrojë akses biznesit tuaj ndaj lëndëve të para me kosto më të ulët.
Qasje në kapitalin intelektual: Ndonjëherë, investitori potencial sjell njohuri unike apo një set aftësish të veçanta. Në qoftë se shitja e pjesshme ju jep akses ndaj një ekspertizetë tillë, përfitimet mund të jenë të rëndësishme. Rezultati mund të jetë që personi i cili investon në firmën tuaj shërben në bord ose është i gatshëm të veprojë si një këshilltar. Në fund të fundit, ai ose ajo tanimë ka future disi ‘lëkurën e vet në lojë’. Interesat tuaja janë të lidhura.
3. Shitja do të reduktonte rrezikun me të cilin përballet biznesi juaj
Kompanitë e menaxhimit të pronës performojnë mirë kur bien shitjet e pasurive të patundshme sepse ka më shumë njerëz që marrin me qera. Agjencitë e pasurive të patundshme performojnë mirë kur shtëpitë shiten shpejt. Këto dy biznese janë kundër-ciklike – Kur njëri është lart tjetri qëndron poshtë dhe anasjelltas. Një investim i ndërsjellë mund ti ofrojë të dy bizneseve mbrojtjen e nevojshme kundër falimentimit gjatë pjesës negative të ciklit të biznesit.
Nëse një ose më shumë nga skenarët e mësipërëm janë të zbatueshme, shitja e një pjese të biznesit tuaj mund të ketë kuptim. Megjithatë, përveç nëse ka arsye bindëse, ekspertët paralajmërojnë sipërmarrësit të mos heqin dorë nga kontrolli i biznesit të tyre. Pasi ndodhë dicka e tillë, fati juaj është në duart e tjetrit.