30 destinacionet më të preferuara të europianëve, asnjë nga Shqipëria

07/07/2017 12:34 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Në Bashkimin Europian, turizmi është një biznes i brendshëm, raporton Eurostat. Afërsisht rreth 90% e netëve të qëndrimit në BE zihen nga banorë rezidentë të BE-së, duke nënkuptuar se vetëm 10% janë turistë nga jashtë saj.

Rajonet më të preferuara brenda BE-së janë ato të Spanjës, Italisë dhe Francës, ndërsa jashtë saj,  europianët zgjedhin Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë.

Ishujt Kanarie në Spanjë janë ndër destinacionet më popullore të europianëve, me më shumë se 94 milionë qëndrime në 2015-n. Edhe  tri destinacione të tjera spanjolle janë top listën e vendeve më të vizituara:  Katalonja (75.5 milionë qëndrime), Illes Balears (65.2 milionë) dhe Andaluzia (61.4 milionë).

Franca ka gjithashtu tre destinacione në top listën me 30 vendet më të frekuentuara: rajoni i  Île-de-France renditet i dyti në Europë për sa i përket frekuentimit me 78.6 qëndrime, Provence-Alpes-Côte d’Azur (54.6 milionë qëndrime) dhe Rhône-Alpes (48.7 milionë qëndrime).

Rajoni i Kroacisë, Jadranska Hrvatska,  ka 68.1 milionë qëndrime, rajoni italian i Veneto-s ka 63.3 milionë  dhe Inder London në Mbretërinë e Bashkuar numëron rreh 44.8 milionë qëndrime, duke u listuar kështu në destinacionet më të frekuentuara.

 

 

30 vendet sipas eurosta

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of