Një instalacion me rreth 100 mijë strisha me ngjyra të ndryshme dhe me rreth 30 mijë mesazhe të shkruara mbi to, kanë mbushur një sipërfaqe prej 150 metrash në qytetin e Berlinit.
Ky instalacion është ngritur këtë viti sepse Berlini feston sivjet 30 vjetorin nga rënia e murit të Berlinit. Dhe ky qytet po e feston atë në mënyrën më artistike të mundshme: në zemër të Kryeqytetit gjerman, përpara Portës së Brandeburgos është vendosur një tapet gjigand fluturues me ngjyra të ndryshme.
Pas, realizimit të këtij projekti që ka dashur plot 6 muaj kohë qëndron firma e Patrick Shearn, anëtar i Poetic Kinetics në Los Anxhelos. Objektivi kryesor i realizimit të kësaj vepre ishte që të gjithë të reflektojmë në mënyrë kolektive mbi tema të tilla si kufinjtë, barrierat dhe të gjithë elementët që shërbejnë për të krijuar ndarje.
Kjo temë ka qenë edhe një prej më të diskutuarave gjatë kohëve të fundit, sidomos si pasojë e përsëritjes së të njejtës situatë ndërmjet Amerikës dhe Meksikës. Ky tapet gjigand fluturues është quajtur “Vizionet në Lëvizje” dhe është vendosur përpara Portës së Brandeburgos, ku të gjitha strishat qëndrojnë të varura në një distancë prej 15 metrash nga toka dhe ato janë në lëvizje të vazhdueshme, duke ndryshuar kështu formë vazhdimisht.
Të shumtë kanë qenë personat që kanë vendosur të shkruajnë mesazhin e tyre mbi këto strisha, ku një prej tyre ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Michael Müller.