302 raste të reja, më shumë se gjysma në Tirana, 3 viktima nga Covid-19

22/10/2020 4:10 PM 0 komente

302 qytetarë kanë rezultuar të prekur me virusin SARS-COV2 në 24 orët e fundit nga 1405 testime të kryera.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë”.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of