31 dhjetori afati i fundit për ndihmën e sipërmarrjeve për protokollin e sigurisë

30/12/2020 2:44 PM 0 komente

Afati i aplikimit për ndihmën financiare të Paketës Nr.4, e cila parashikon dhënien e ndihmës për sipërmarrjet prodhuese, për plotësimin e protokolleve të sigurisë kundër Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të aplikojnë, aplikimet për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.4 “VKM nr.856 datë 04.11.2020”, afati i fundit është në orën 24:00 të datës 31.12.2020.

APLIKIMI

Sipas VKM Nr. 856 janë përfitues ndërmarrjet:

  • të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës 09.11.2020.
  • për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë ndërmarrja përfiton vetëm një herë ndihmën financiare.
  • në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para.
  • Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë.
  • Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 lekë në listëpagesë.

Nuk janë përfitues sipas VKM Nr. 856:

  • ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:

  • NIPT-in e përfituesit;
  • numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
  • bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
  • IBAN-in e llogarisë bankare.

Duke klikuar në linkun Aplikimi nga eFiling, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare sipas VKM Nr. 856.

Ndihma financiare shtrihet për periudhën Nëntor – Dhjetor 2020.

Përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme në masën 4 000 lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin Nëntor – Dhjetor 2020, respektivisht 2 000 lekë për çdo muaj.

Pas verifikimit të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM Nr.856, datë 04.11.2020, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of