Deri në fund të korrikut të gjithë shqiptarët, resident ose jo, të cilët kanë një llogari bankare brenda Shqipërisë, do të duhet të plotësojnë formularin e vetdeklarimit me të dhënat personale si emri, vendbanimi dhe numri tatimor. Ky ligj do të fillojë të zbatohet në Shqipëri në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal. Administrata tatimore parashikon mbledhjen e informacionit deri në fund të vitit dhe vitin e ardhshëm do të filllojë shkëmbimi me administratat homologe jashtë Shqipërisë.
Zbatimi i ligjit në kulmin e pandemisë i ka vështirësuar punën sistemit bankar për të përmbushur këtë detyrim, por ka krijuar po ashtu edhe kosto shtesë për ta. Ndërsa ka shumë klientë që janë ende të paqartë për këtë ndryshim ligjor.
Vetëdeklarimi bëhet në sportelet e bankave ose në platformat online, shërbim i cili po ofrohet për të shmangur rradhët e gjata, vecanërisht me prezencën e Covid ku duhen respektuar distancat fizike. Individët duhet të kenë parasysh të bëjnë deklarimin deri në datën 31 korrik pasi për tejkalim të afatit, ligji parashikon edhe sanksione. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.