Në 35 vjet pas katastrofës bërthamore të Çernobilit, rruga më e afërt kryesore e Pripyat, në Ukrainë, është pushtuar nga bimët, pemët dhe kafshët e egra.
E braktisur pas shpërthimit të reaktorit nuklear sovjetik në vitin 1986, qyteti ku njëherë e një kohë jetonin punëtorët e centralit bërthamor dhe familjet e tyre, që atëherë është zhdukur si një qytet fantazmë. Por sot, rruga kryesore është ripastruar nga pemët dhe shkurret dhe madje është lidhur edhe me rrjet elektrik. Në vitin 2020, ish-banorët e këtij qyteti, dikur të lulëzuar, e vizituan për herë të parë për të festuar pesë dekadat e krijimit të tij në kohën Bashkimin Sovjetik të dikurshëm.
Ndërkohë që vetëm numër i guximshëm e kanë vizituar Çernobilin dhe rrethinat e tij në dekadën e fundit, autoritetet ukrainase besojnë se ky shumë shpejt mund të shndërrohet në një fluks, në mos një valë me turistë.
Miniseriali i HBO
Ndërgjegjësimi i publikut për atë çfarë ndodhi 35 vite më parë, më 26 Prill, është rritur nga disa seri televizive të HBO, të ndjekura dhe të vlerësuara nga kritikët mbi katastrofën dhe pasojat e saj. Autoritetet ukrainase besojnë se turizmi i masës jo vetëm do të ndihmonte për të mbajtur gjallë disa ngjarje të Çernobilit – por do të sillte edhe të ardhura për të ndihmuar në restaurimin e mëtejshëm.
Përveç punimeve në Pripyat, qeveria ka në plan të ndërtojë edhe një muze, që të shfaqë pajisjet e përdorura gjatë pastrimit më shumë se tre dekada më parë.
Pas katastrofës më të rëndë bërthamore në botë, rreth 350 mijë persona u transferuan nga zona rreth Çernobilit. Një qytet i ri, Slavutich, u krijua për të pritur punëtorët dhe shkencëtarët, rreth 30 km nga vendi i shpërthimi.
Por Zona e ndaluar e Çernobilit mbetet një monument i madh dhe i zbrazët për gabimet fatale njerëzore të kryera nga autoritetet sovjetike 35 vjet më parë, të cilat çuan në shpërthimin e reaktorit Nr. 4 duke, duke marrë flakë dhe më pas duke shpërndarë materiale radioaktive në atmosferë.
Autoritetet Sovjetike u përpoqën ta mbanin të fshehtë katastrofën. Bota mësoi se çfarë kishte ndodhur në Çernobil, pasi u zbuluan nivele të rrezatimit deri në veri të Suedisë. Në Kiev, fillimisht banorëve nuk iu tha asgjë në lidhje me shkrirjen, e cila ndodhi vetëm 65 kilometra në jug.
Reaktori u ‘përfshi’ fillimisht në një sarkofag gjigant, i cili në 2019 lëshonte ende rrezatime. Atë vit u mbyll përfundimisht në një strehë në formë harku. Brenda, robotët vijuan procesin e përpiktë të çmontimit të asaj që mbeti në reaktor.
Vetëm tani zyrtarët ukrainas janë të qetë dhe pohojnë se, përfundimisht, Zona e Përjashtimit, Prypat dhe madje edhe reaktori i varrosur mund të bëhen një destinacion turistik: një monument jo vetëm për gabimet e së shkuarës të njerëzimit, por për aftësinë e tij për t’u rimëkëmbur dhe për të ecur përpara.
“Turizmi ynë është unik; nuk është një koncept klasik i turizmit” – tha Bohdan Borukhovskyi, zëvendësministër i Mjedisit të Ukrainës.
“Kjo është një zonë meditimi dhe reflektimi, një zonë ku mund të shihni ndikimin e gabimit njerëzor, por [ku] mund të shihni edhe heroizmin njerëzor që e korrigjon atë.”
Pas daljes së miniserialit të HBO, numri i turistëve u dyfishua në vitin 2019 – thonë autoritetet, para se pandemia e COVID-19 ta ndalte tërësisht atë në mes të vitit 2020. Kur pandemia të përfundojë, autoritetet shpresojnë të shfrytëzojnë potencialin turistik të Çernobilit.
Pas punimeve në Pripyat, me pastrimin e bimësisë dhe elektrifikimit, autoritetet planifikojnë të ndërtojnë shtigje që kalojnë përmes rrënojave, në mënyrë që turistët të mund të vizitojnë pamje të tilla si pishina e braktisur e qytetit dhe parkun e argëtimit.
Ukraina po përpiqet tani ta përfshijë Zonën e Përjashtimit në Pasurinë Botërore të UNESCO-s. “Çernobili nuk duhet të shndërrohet në një park lojërash i egër për gjuetarët në kërkim të aventurës” tha për AP, Oleksandr Tkachenko, ministri i Kulturës i Ukrainës.
“Njerëzit duhet të largohen nga Zona e Përjashtimit me vetëdijen e kujtesës historike të këtij vendi dhe rëndësisë së tij për të gjithë njerëzimin.”
Burimi: Euronews