390 mijë shqiptarë po përfitojnë lehtësi nga shpenzimet që bëjnë
Për çdo familje shqiptare, shpenzimet lidhen drejtpërdrejtë me produkte të përditshme utilitare. Duke nisur me supermarketin, produktet për fëmijët, shtëpinë deri tek çdo gjë që e bën jetesën me stil, të rehatshme.
Për këtë arsye, konsumatorët po i bashkohen mënyrave të zgjuara të blerjeve për të përfituar nga shpenzimet që kryejnë. Këto zgjidhje vijnë në ndihmë jo vetëm për të “kopsitur” ekonominë e shtëpisë por edhe për të rritur mirëqenien pranë gamës më të gjerë të dyqaneve pa e “vrarë shumë xhepin” .
Një nga mënyrat më efektive në arritjen e këtij qëllimi, është anëtarësimi në Programet e Besnikërisë. Të tilla programe shpërblejnë klientët/anëtarë me privilegje speciale, duke u dhuruar atyre mundesi te ndryshme perfitimi për blerjet që bëjnë. Këto mundësi përkthehen në dhurimin e kuponave me vlera të caktuara në lekë, blerjen e produkteve me cmime me të ulta apo falas si dhe formula të tjera shpërblyese për konsumatorët.
Programet e Besnikërisë në botë, rritje pas ndikimit të çmimeve nga kriza në Ukrainë
Në botë, Programet e Besnikërisë kanë një përdorim të gjerë. Përfshirja më e lartë e konsumatorëve ndodhi gjatë kohës së pandemisë, ku këta të fundit arriten të analizonin më mirë benefitet e këtyre programeve. Sipas raportit Global për Besnikërinë e Klientit për vitin 2022 (Global Customer Loyalty Report 2022) rreth 93 % e përdoruesve të Programeve të Besnikërisë konfirmojnë rezultatet pozitive.
Gjithashtu rritja e çmimeve gjatë muajve të fundit, si pasojë e situatës gjeopolitike në Ukrainë ka bërë që konsumatorët të konisderojnë akoma më shumë Programet e Besnikërisë për të maksimizuar përfitimet nga shpenzimet e tyre.
Edhe në Shqipëri, një mënyrë novative po tërheq gjithnjë pas vetes blerjet e konsumatorëve shqiptarë. Një rast konkret konfirmon modelin e suksesshëm.
Fenomeni i anëtarësimit në programin e besnikërisë Happy
Programi më popullor, i përdorur nga shqiptarët është Progami i Besnikërisë Happy, i lançuar nga Grupi BALFIN në 2019 me fokus kryesor shpërblimin e klienteëve që kryejnë blerje në rrjetin retail të Grupit BALFIN. Sipas statistikave zyrtare, mbi 390 mijë shqiptarë dhe të huaj rezidentë në Shqipëri janë bërë pjesë e këtij programi shpërblyes.
Programi përfshin gamën e dyqaneve më të frekuentuara – rrjeti supermarketeve SPAR, elektroshtëpiakeve NEPTUN, ai i artikujve për fëmijë dhe shtëpi JUMBO, si dhe markat e veshjeve dhe aksesorëve të Fashion Group Albania: Mango, Aldo, Prenatal, Geox, Cortefiel, Carpisa, Parfois, Okaidi, Springfield dhe Women’Secret.
Anëtarët Happy gëzojnë privilegje të veçanta ndërsa 3% e shpenzimeve që kryejnë u kthehet pas në forma të ndryshme përfitimesh afatgjata. Çdo blerje në këto dyqane regjistrohet në sistem me një sasi pikësh. Grumbullimi i pikëve blerje pas blerje klientëve u reflektohet me ulje çmimesh, kupona dhe bonuse të favorshme në produkte të ndryshme.
Lehtësi financimi përmes Kartës së Kreditit Visa
Në qasje me trendet e reja në kryerjen e pagesave, Programi Happy ka krijuar nje zgjidhje akoma më efikase dhe moderne. Në partneritet me Tirana Bank, përfitimet e Happy Card përforcohen falë produktit të përbashkët Kartë Krediti Visa, ku ofrohen lehtësi financimi dhe pagesa me këste për të gjitha blerjet në rrjetin e dyqaneve partnere.
Duke përdorur këtë kartë të dedikuar krediti, klientët përfitojnë dy-fish pikë për çdo blerje në: NEPTUN, SPAR, JUMBO, dhe të gjitha dyqanet e FGA; kupona extra, oferta të personalizuara për blerjet dhe pikë bonus të cilat mund të shpenzohen sipas dëshirës në dyqanet partnere.
Sot, mbi 62 % e të gjithë klientëve që kryejnë blerje në këto dyqane janë anëtarë të programit Happy pasi karta përmbush rreth 80 % të kërkesave ditore në blerjet e tyre. Qytetarët mund të regjistrohen në dyqanin më të afërt në një nga rrjetet partnere ose përmes krijimit të një llogarie online në www.happy.al.
Në Shqipëri, ky është modeli i parë i suksesshëm në përmasa popullore, i përshtatur me praktikat më të avancuara në trendet globale të shpërblimit të besnikërisë së klientëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.