4 arsye pse duhet të ngadalësoni ritmin në punë

15/02/2017 3:22 PM 0 komente

Gjithkujt mund t’i ketë ndodhur që teksa rritemi të ndeshemi me shprehjen “Mos u nxito”, “Merri gjërat shtruar dhe me maturi”.

Por të shumtë mund të jenë ata persona të cilët janë si natyrë të paduruar dhe duan t’i përfundojnë gjërat sa më parë të kenë mundësi. Por nëse në fillim kjo gjë shikohet si faktor pozitiv, në shumë aspekte (si p.sh., përfundimi i një pune të caktuar shumë shpejt) me kalimin e kohës mund t’ju kthehet edhe kundër dhe madje të ndikojë negativisht në ecurinë tuaj.

Përgjigje email-esh në kohë rekord, përfundimi i projekteve shumë përpara afatit të caktuar, apo përfundimi i detyrave të caktuara me një shpejtësi marramendëse, ju bën që të nënvlerësoni një prej faktorëve më të rëndësishëm në suksesin tuaj: të qenët i duruar dhe i matur.

Mbajtja në kontroll e shpejtësisë së ritmit tuaj do të thotë:

  1. T’u vini “fre” zakoneve të këqija

Një prej zakoneve më të këqija mund të jetë përgjigjja e email-eve pa ardhur mirë. Kjo shkakton edhe krijimin e problemeve që mund të ishin shmangur lehtësisht, nëse një email i caktuar do të dërgohej më vonë. Edhe përgjigjet e email-eve urgjente nuk dërgohen menjëherë, vetëm e vetëm për të shmangur probleme të ndryshme që mund të krijohen si pasojë e shpejtësisë në dërgimin e tyre.

  1. Mos i fusni hundët aty ku nuk ju takon

Një zakon tjetër shumë i keq është futja e hundëve në punët e të tjerëve. Kjo vjen edhe si pasojë e karakterit të punonjësit, por shkaktohet edhe në ato raste kur ai ka mbaruar punën e tij më shpejt se afati i caktuar dhe fillon e interesohet herë pas here se në cilën fazë të punës janë edhe kolegët e tjerë për të ditur se kur do të dorëzohet i gjithë projekti i përfunduar. Por padashur kjo shkakton irritime tek punonjësit e tjerë.

Nëse ju i përfundoni detyrat tuaja më shpejt se të tjerët, atëherë duhet të bëni durim dhe t’i prisni edhe ata. Sa më parë ta kuptoni këtë gjë, aq më mirë do të ishte për ju.

  1. Mos akumuloni stres

Ky është një faktor shumë i rëndësishëm, për të mos thënë një nga më të rëndësishmit. Nëse ju përpiqeni që të përfundoni një punë sa më parë, ju i krijoni vetes një stres të madh. Por duke mos ia pranuar vetes një fakt të tillë, ju e akumuloni atë nga dita në ditë deri sa vjen një moment kur ai shfaqet në forma të ndryshme si nervozizëm, mospërqendrim apo mund të shkojë deri aty sa të jetë edhe shkaktari kryesor i sëmundjeve të ndryshme. Prandaj këshillohet që çdo punë ta merrni sa më qetë të mundeni, pa i krijuar vetes strese të kota.

  1. Mendohuni përpara se të veproni

Më mirë mendohuni përpara se të merrni një vendim të caktuar sesa të pendoheni më vonë. Nuk keni pse merrni vendime në një kohë rekord, vetëm e vetëm për të thënë që ju i zgjidhni gjërat shumë shpejt dhe nuk jeni pengesë për vijimin e procesit të punës. Qetësia dhe reflektimi përpara marrjes së një vendimi mund të jetë në të mirë të të gjithëve. Ju mund ta rishikoni dy ose më shumë herë një projekt përpara se ta dërgoni sepse çdo herë që do ta shihni mund të jenë të shumta gjërat që mund të kenë nevojë për përmirësime.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of