Rezorti Aspen ndodhet në rajonin Pitkin në perëndim të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Data të rëndësishme
Hoteli “Little Nell Aspen”, me pesë yje feston këtë vit 30 vjetorin e tij dhe festimet që do të organizohen aty do të jenë të shumta. Duke filluar që nga data 28 nëntor, çmimet e dhomave do të pësojnë një ulje prej 30 për qind.
Ky vit përkon edhe me dhjetë vjetorin e Viceroy Snowmass Resort & Spa dhe për këtë arsye do të ofrohen për të gjithë vizitorët paketa nga më të ndryshmet, sigurisht shoqëruar edhe me ulje.
Një prej rezorteve turistikë më të mëdhenj në Amerikë
Rezorti aplin me vlerën 600 milionë dollarë amerikanë që po ndërtohet në fshatin Snowmass Base Village është njëkohësisht edhe një prej rezorteve më të mëdhenj në Amerikë.
Faza e parë e këtij projekti gjigand u përfundua vjeshtën e kaluar, ndërsa faza e tij e dytë pritet të përfundohet në dhjetor, e cila do të shoqërohet edhe me hapjen e një bari gjigand, një klubi lojërash dhe një salle ku do të zhvillohen festa të ndryshme.
Keni mundësi të shikoni një kampionat skish
Në majat e larta të Aspen, do të zhvillohet edhe kampionati 2019-20 U.S Apline, dhe të gjithë turistët që dëshirojnë ta shikojnë atë mund të marrin pjesë sepse pjesëmarrja është falas. Por ndërsa Kupat e Botës janë më strikte sa i takon rregulloreve të tyre, në kampionatin U.S Alpine ju do të keni mundësi të takoni disa prej sportistëve që ju pëlqejnë më shumë dhe t’i merrni atyre një autograf.
Akomodim me 5 yje
Hoteli i parë në Aspen është hapur para 25 vitesh, por kjo nuk e bën atë të mos jetë një prej hoteleve me akomodimin më të mirë në botë, gjithmonë referuar një rezorti skish. Siç edhe është tipike për rezortet e skive, edhe këtu mbizotëron elementi i drurit dhe i çative të pjerrëta. Pjesa më e madhe e këtij rezorti është e dekoruar me piktura të Gaia-s. Pjesa më e lartë e këtij hoteli është kthyer në një bar me pishinë jo vetëm për të gjithë personat që do të akomodohen në të por edhe për banorët e zonës, të cilët mund të mrekullon nga pamja 360 gradë që ky vend ofron.
Artikull tamam per shqiptare. Aspen…vetem pak minuta nga Tirana….😔.
Gazetari e rafinuar.