Cili mendoni se është çelësi për të arritur ekuilibrin në jetë?
Si një mama dhe sipërmarrëse, ekuilibri është diçka të cilin përpiqem ta arrij çdo ditë. Çelësi i gjetjes së balancës në jetën time është ndarja e kohës kushtuar punës, familjes dhe vetes. Mendërisht është e vështirë të shkëputesh nga një biznes në rritje, kur kaq shumë sektorë të cilët kërkojnë vëmendjen tënde. Por për mua është e rëndësishme të shkëpus spinën, në mënyrë që të gjej kohë për familjen dhe veten.
-Antonella Argent, bashkëthemeluese e LYNQ
Shmangni që të ndikoheni nga pritshmëritë e shoqërisë dhe përqendrohuni tek ajo çfarë doni, çfarë ju frymëzon dhe çfarë ju motivon për të arritur objektivat. Për mua (dhe veçanërisht për femrat sipërmarrëse), mendoj se ekuilibri mes jetës profesionale dhe jetës personale është një pengesë e madhe për t’u kapërcyer. Por çelësi qëndron në gjetjen e ekuilibrit që funksionon për ju dhe të pasurit e një sistemi mbështetje gjatë rrugëtimit të gjatë.
-Christine Yaged, bashkëthemeluese dhe chief marketing officer e Launch Potato and FinanceBuzz
Dëgjoni trupin tuaj, ky është çelësi. Nëse ndiheni të lodhur, të pamotivuar ose në depresion, bëni një pushim. Bëni diçka tjetër që nuk përfshin vënien e trurit në punë, si për shembull aktivitet fizik, ecje në natyrë ose thjesht edhe një dremitje apo dush…
-Amine Rahal, themelues i IronMonk Solution
Ekuilibri nis në shtëpi. Një familje që ju mbështet është baza që të mund të krijoni një ekuilibër të qëndrueshëm mes punës, familjes dhe jetës personale dhe në të njëjtën kohë, të përmbushni nevojat dhe pritshmërive e të gjitha palëve.
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam…
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh global dhe pozicionimit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë aktive ndaj këtyre zhvillimeve, edhe gjatë vitit 2023,…
Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon. Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim të fundit, ka sqaruar bizneset se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi përqindjen e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023. Ndërkohë, njohja e shpenzimeve në masën…
Në 10 kompani, vetëm 4 prej tyre i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit. Të dhënat e Këshillit të Investimeve tregojnë se fokusi në këtë drejtim i biznesit në Shqipëri ka ardhur në ngadalësim në raport me periudhën e fillimit të post-pandemisë. “Më shumë se 4…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë deri në fund të muajit qershor këstin e tremujorit të dytë që atyre u ka ardhur sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që…
Vetëprodhimi i energjisë si një formë për të ulur kostot duket se ka nxitur edhe gjatë vitit 2023 një sërë kategorish që janë aktive me projekte të instalimit të impianteve fotovoltaikë. Të dhënat zyrtare të raportuara nga ERE tregojnë se ishin të paktën 723 klientë…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, derisa vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09. Kurse, shuma e depozitave…
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka futur përsëri zgjerimin në axhendën e Bashkimit Europian. Por, sa do ta sforconte buxhetin e bllokut, pranimi i anëtarëve të…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Çmimet e ushqimeve në botë, pritet të bien këtë vit, duke ofruar një lehtësim për kuletat e blerësve, tha Oxford Economics*. "Parashikimi ynë bazë, është që…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…