Vendet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bullgari, renditen ndër destinacionet botërore ku turistët mund të sëmuren, ndërkohë që numërohen gjithsej 8675 postime për sëmundje në këto vende.
Studimi i Forbes për vendet ku turistët mund të sëmuren, bazohet në numërimin e 2.4 milionë postimeve në diskutimet e grupeve të udhëtimit në internet, që përmbanin fjalë si “salmonela”, “gastroenterit”, “e-coli” dhe “helmim nga ushqimi”, rekomandime për vaksinimet dhe rrezikun e malaries nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (National Health Service, NHS), si dhe listën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SBA (US Centers for Disease Control and Prevention, CDC) për ujin e pijshëm.
Më poshtë renditen katër vende në Europë, ku turistët këshillohen të jenë të kujdesshëm për sa i përket shëndetit fizik.
Dy prej tyre ndodhen në Spanjë, i cili është destinacion kryesor për pushime çdo vit.
Benidorm dhe Tenerife, Spanjë
Ndër destinacionet më të përmendura është Benidorm në Spanjë, i cili renditet i 17-ti, me 2,323 postime në internet nga turistët.
Rezultati i Indeksit të Baktereve të Udhëtimit (Travel Bug Index), i cili tregon se sa gjasa ka që një turist të sëmuret kur viziton këtë vend, tregon se ka një 3.17 % e postimeve të turistëve, që vizitojnë këtë destinacion, përmendin sëmundje.
Uji i cesmës në Benidorm konsiderohet i sigurt për konsum dhe nuk ka ndonjë vaksinim të këshilluar për turistët, por ekziston një lloj vaksine, që duhet të merret parasysh, në mënyrë që vizitorët të kenë një udhëtim të sigurt dhe ta shijojnë plotësisht udhëtimin.
Tenerife, nga ana tjetër, ka një rezultat më të ulët në indeks – 19.3, ndërsa 1700 postime ose 3.17 % e totalit, lidhen me vizitorët që sëmuren në këtë destinacion.
Uji i rubinetit në Tenerife është i pijshëm, ashtu si në Benidorm, megjithatë, para se të vizitoni këtë vend duhet të merren parasysh dy vaksinime.
Destinacioni spanjoll renditet i 25-ti në nivel botëror, duke u renditur pas Dubait dhe Parisit.
Sunny Beach, Bullgari
Një total prej 470 postimesh në forumet e udhëtimit, diskutojnë një lloj sëmundjeje kur vizitoni këtë destinacion europian, që përfaqëson 3.03 % të totalit.
Destinacioni renditet i 22-ti ndërkombëtarisht, me notën 21.5 dhe rekomandim për tre vaksinime, për ata që vizitojnë këtë destinacion, ndërsa zyrtarisht këshillohet vetëm një lloj vaksinimi.
Uji i rubinetit në Sunny Beach të Bullgarisë, i cili është vendpushimi më i rëndësishëm bregdetar i vendit, nuk është i sigurt për konsum.
Paris, Francë
Destinacioni më i famshëm europian, është renditur i 24-ti në listën e vendeve ku turistët, me shumë gjasa, përfundojnë të sëmurë.
Përafërsisht 4,182 postime janë bërë për këtë destinacion, 2.75 % e totalit.
Uji është i sigurt për konsum dhe ekziston një rekomandim vaksinimi për turistët, i cili. Qyteti vlerësohet me 19.4 pikë. / Schengen Visa Info