4 ditë në eksplorim të ishujve Bermuda

15/06/2017 4:35 PM 0 komente

Hoteli Hamilton Princess

Menjëherë pasi të keni mbërritur në ishujt Bermuda, këshillohet që të akomodoheni në një prej hoteleve më të mira, Hamilton Princess, i cili gjatë këtij viti ka pasur një ristrukturim total me kosto 100 milionë dollarë. Nëse do të rezervoni një prej suitave të tij më të mira, pamja përpara do të jetë mbresëlënëse dhe do të jetë prezantimi më i mirë me këtë mrekulli të natyrës.

Kryeqyteti Hamilton

Ditën e dytë këshillohet të vizitoni kryeqytetin e zhurmshëm, Hamilton, në të cilin ndodhen disa prej institucioneve më të mëdha financiare në botë, si dhe disa prej qendrave tregtare me markat më të mira.

Gjatë pasdites mund të vizitoni me jaht (të cilin mund ta merrni me qira në Hamilton Princess Marina) pjesën tjetër të ishullit. Gjatë këtij udhëtimi ju do të zbuloni mrekullitë e Gjirit Blu, i cili është fantastik për t’u shijuar, sidomos gjatë perëndimit të diellit.

Hamilton to deep bay

North Rock

Mëngjesi i ditës tjetër do t’ju zbulojë mrekullinë e botës nënujore të North Rock-ut, ku ndodhen edhe disa prej koraleve më të veçanta të të gjithë Atlantikut. Udhëtimi përgjatë Kanalit Crescent do t’ju çojë në Great Sound. Nëse do të ankoroheni këtu, do të mund të vizitoni rrënojat e kështjellës së vitit 1870.

Castle Harbour to St. George

St. George to Castle Harbor

St George

Ditën e katërt ju mund të zgjidhni të drejtoheni për në Argus Bank dhe të mrekulloheni nga bota e kaltër nënujore. Më pas mund të vizitoni portin me jahte superluksoze dhe fushat e golfit. Masditen mund ta kaloni në pasurinë në mbrojtje të UNESCO-s, St. George, ku mund ta vizitoni brenda 1 ore të gjithë qytetin, duke u prezantuar me disa prej ndërtesave më të vjetra angleze të perëndimit.

Fort Scaur to St George Harbor

fortstcatherine

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of