“4 G”, Shqipëria jep vetëm një licensë monopol për tregun, Serbia 4G për të tre operatorët

23/02/2015 3:10 PM 0 komente

AKEP gati një licensë 4 G që zë 4 të drejta pëdorimi nga 6 në total. Si po monopolizohet tregu i celularëve dhe leksioni serb për rregullimin e tregut dhe konkurrencën

Lajmi se të tre operatorët celularë ekzistues në Serbi – Telenor, Telekom Srbija dhe Vip Mobile –morën në të njëjtën kohë frekuenca që u mundësojnë atyre të zbatojnë shërbimet e telefonisë 4G, të kujton se sa ndikim kanë Rregullatorët për konkurrencën në treg. Situata është e njëjtë me atë që po kalon tregu shqiptar i komunikimeve elektronike për dhënien e licensës 4 G për të mos përsëritur gabimin në procesin 3G.

Aktualisht AKEP sipas Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” ka hapur procedurën për autorizime individuale për përdorimin e frekuencave. Dhënia e licensave sipas ligjit duhet bërë bazuar në parimin e objektivitetit, transparencës, proporcionalitetit e mosdiskriminimit. Parimi i mosdiskriminimit nënkupton trajtimin e barabartë të operatorëve të licensuar në treg por kjo nuk është respektuar në rastin e licensave 3 G. Megjithëse Autoriteti i Konkurrencës me vendimin Nr. 161 Datë 02.12. 2010 “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në sektorin e komunikimeve elektronike në tregun e teknologjisë me bazë të gjerë “3G”” kishte sugjeruar Ministrisë së Inovaiconit dhe AKEP “licensat 3G të jepen në të njëjtën kohë në mënyrë që të rritet konkurrenca e lirë dhe efektive në këtë treg”, nga Ministria dhe AKEP u veprua ndryshe.

Ndryshe nga Serbia, AKEP në Shqipëri i dha licensat 3G të shfazuar në kohë duke krijuar avantazhe për operatorët e mëdhenj dhe disavantazhe për hyrësit e rinj në treg. Parimi për tregjet e rregulluara me pozicione dominantë është lehtësimi i konkurrencës dhe hyrjeve të reja në treg. Por në rastin e Shqipërisë ndodh e kundërta dhe kjo gjë po theksohet edhe me moszbatimin e vendimeve të AKEP për rregullimin e tregut mbi parimin e mosdiskrimnimit të thirjeve dhe minutave brenda dhe jashtë rrjetit.

Gara për 4G

AKEP vazhdon të njëjtën sjellje si për 3G edhe për 4G pasi sipas vendimit 2527/ 12.11.2014, “Procedurë e Hapur” me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 1800 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/ËiMAX”, në ankandin e datës 2 mars 2015 do të jepen 6 autorizime dhe një operatori i jepet mundësia që të marrë deri në 4 të drejta përdorimi në total, në përfundim të vlerësimit, nga 6 të drejta përdorimi që janë gjithsej. Në këtë mënyrë hapësira teknike për konkurrnetët e operatorit kryesor kufizohet shumë dhe konkurrenca në treg dëmtohet pa mundësi rekuperimi për shkak të barrierave teknike dhe avantazhit për operatorët e mëdhenj.

Kjo praktikë do sillte pësërritjen e gabimeve si në rastin e licensave 3 G dhe thellimin e monopolizimit të tregut duke shtrydhur konkurrentët e vegjë dhe duke i dhënë avantazh të pamerituar konkurrues duopolit Vodafone-AMC.

Mosdhënia e aksesit të barabartë dhe pa diskriminim për çdo operator, shkel parimet bazë të dhënies së spektrit, sipas legjislacionit të BE dhe praktikave më të mira Europiane, të cilat kanë në themel të tyre promovimin e një tregu konkurrent dhe shmangien e përqendrimeve të pabazuara të pronësisë së spektrit.

Prandaj praktikat më të mira sugjerojnë rihapjen e procedurës së tenderit me kushte të ndryshme, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe konkurrencës në treg, për dhënien e aksesit të barabartë dhe mos diskriminimin e të gjithë operatoreve në frekuencat e tenderuara.

Leksioni Serbisë me mosdiskriminimin

Në rastin e Serbisë, Autoriteti rregullator Ratel përcaktoi që të gjithë ofertuesit kishin dorëzuar oferta të vlefshme financiare, që arrinin deri në 3.5 milionë euro. Çdo operatori cellular iu dhanë dy frekuenca (1710-1785/1805-1880 MHz), duke nënkuptuar që secili prej tyre duhet t’i paguajë 7 milionë euro shtetit serb për përdorimin e spektrir. Rregullatori dha tre licence individuale për një periudhë prej 10 vitesh, me mundësinë e shtyrjes së kushteve edhe për dy vite të tjera.

Sipas Ministrit të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve, Rasim Ljajic, shërbimet 4G duhet të jenë të disponueshme për popullatën në Prill. Ai gjithashtu njoftoi se do të mbahet një tender i dytë për shpërndarjen e spektrit në bandën 800 MHz, që është liruar nga televizionet. Gjithashtu, Serbia do të zhvillojë një tjetër tender në 2016, këtë herë për shitjen e spektrit të frekuencave në bandën 700 MHz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of