4 gjëra që duhet të bëni gjatë verës për të përparuar në karrierën tuaj

24/06/2019 5:51 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Vera është momenti i duhur për t’i kushtuar pak vëmendje suksesit profesional. Përse? Sepse ritmi i punës, në mënyrë të pashmangshme, ngadalësohet pakëz në këtë kohë – njerëzit marrin pushimet dhe largohen më herët të premten.

Në pjesën më të madhe të sektorëve industrialë, është momenti për të ulur pak presionin.

Edhe ju, keni nevojë për t’i përdorur ditët tuaja të pushimeve për t’u ripërtërirë dhe për t’i parë gjërat me perspektivë.

Më poshtë janë katër gjëra që do t’ju ndihmojnë ju dhe markën tuaj që të keni sukses në shtator.

 

1.Përgatituni për analizën tuaj vjetore

Për pjesën më të madhe të kompanive, procesi i analizës vjetore (shpesh i frikshëm) ndodh në katër muajt e fundit të vitit kalendarik. Mos prisni email nga shefi juaj për takimin e analizës vjetore. Përgatituni që më parë… Ja se si.

-Bëni një bilanc të sukseseve tuaja deri më sot. Mendoni për gjysmën e parë të vitit dhe dokumentoni kontributin tuaj më të rëndësishëm. Përqendrohuni tek ato që janë vërtet të rëndësishme për shefin tuaj për të treguar vlerën që jepni për ekipin e punës dhe kompaninë. Dokumentojeni kontributin tuaj duke përdorur këtë formulë C-A-R.

C – është sfida. Përshkruani sfidën që jeni përpjekur të zgjidhni
A – është veprimi. Përshkruani se çfarë bëtë për të zgjidhur problemin ose për të përmbushur nevojën
R – është rezultati. Regjistroni rezultate specifike dhe të matshme të veprimit tuaj. Si mund ta masni vlerën e kontributit tuaj? Nëse mund ta vlerësoni, aq më mirë për ju.

-Merrni të dhëna dhe reagime nga të tjerët për t’ju ndihmuar të zgjidhni rastin tuaj.

-Mendoni se çfarë do të dëshironit vitin tjetër? Më shumë përgjegjësi? Një rol drejtues? Përgatisni terrenin në mënyrë që ta bindni shefin tuaj që
të arrini çfarë dëshironi.

2.Këshilloni, drejtoni dhe mbështesni ata që punojnë në stazh

Nëse dëshironi të jepni shembull në leadership merrni rolin (zyrtar ose jo) në menaxhimin e personave që punojnë gjatë verës në stazh. Ju do të ndiheni shumë mirë nëse do të ndihmoni një bashkëpunëtorin tuaj të një niveli më të ulët për të ndërtuar aftësi që janë të nevojshme për suksesin e tyre profesional. Në shumë kompani, personave që punojnë në stazh nuk u jepet drejtim, mbështetje, feedback apo këshilla. Kjo do t’ju japë mundësinë të bëheni i njohur si dikush që drejton të tjerët në rrugën e duhur.

3.Kushtojini më shumë rëndësi rrjeteve sociale

Ju thoni shpesh “sikur të kisha më shumë kohë, do të isha më i rregullt me rrjetet sociale”. Por në vend që të rrisni kontributin tuaj në rrjetet sociale gjatë verës, përgatisni një plan për në vjeshtë, që tregon vlerën dhe gatishmërinë tuaj për njerëzit të cilët po përpiqeni të ndikoni.

-Identifikoni platformën më të rëndësishme të rrjeteve sociale për të rritur shikueshmërinë tuaj tek palët e interesuara.

-Përcaktoni se çfarë doni të thoni. Cili është mesazhi dhe këndvështrimi juaj dhe si mund ta shprehni më mirë?

-Krijoni përmbajtje “evergreen” * për platformën që keni zgjedhur.

(fjala *evergreen përdoret më shpesh nga editorët, redaktorët, gazetarët për të përshkruar histori të caktuara që janë gjithnjë në interesin e lexuesve. Përmbajtja ‘Evergreen’ është gjithnjë e rëndësishme, ashtu si pemët ruajnë gjethet e tyre gjatë gjithë vitit).

4.Përditësoni markën tuaj dixhitale

“Egosurf”. Kështu quhet veprimi kur ju kërkoni në Google për veten. Kërkoni më pas se si shfaqet faqja. Pyesni veten se çfarë do të mendonin njerëzit rreth jush nëse nuk ju kanë takuar dhe po kërkojnë të krijojnë një përshtypje të parë për ju nga rezultatet në Google. Përcaktoni më pas se çfarë ndryshimesh doni të bëni për të krijuar një lidhje të përshtypjes së parë me markën personale në botën reale. Tregoni kujdes me profilin tuaj në LinkedIn. Ndoshta është i pari që do të shfaqet në rezultatet e kërkimit. Për këtë ju duhet ta përditësoni herë pas here. Sigurohuni që profili juaj në LinkedIn të përcjellë besueshmëri, simpati dhe që përgjigjja e kësaj pyetje të jetë po: a do të donte dikush të më njihte pasi të ketë parë profilin tim në LinkedIn.

Kur t’i plotësoni të gjitha pikat e kësaj liste do të ndiheni të realizuar. Ju dhe marka juaj jeni do të jeni gati për suksesin në tremujorin e fundit.

*William Arruda, bashkëthemelues i CareerBlast dhe krijues i testit të plotë në LinkedIn që do t’ju ndihmojë të vlerësoni profilin tuaj në LinkedIn dhe strategjinë e networking.
Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of