4 gjëra të reja që mund të bëni me Google Maps

09/12/2020 3:04 PM 0 komente

Google Maps po zhvillon funksione të reja, për ta bërë aplikacionin më të fokusuar në angazhimin e komunitetit. Kjo është pjesë e evolucionit të Google Maps, nga një aplikacion udhëzimesh në një motor kërkimi dhe përgjigjesh për bizneset dhe klientët.

Këto janë azhurnimet e fundit të Google Maps:

Feed i komunitetit brenda aplikacionit. Me këtë funksion të ri, përdoruesit e Google Maps do të kenë akses tek opinionet e fundit, fotot dhe postimet e shtuara te Maps nga njerëzit që ata ndjekin dhe ekspertët lokalë. Është si Yelp – por do të jetë i disponueshëm direkt te aplikacioni.

Mesazhe për Hartat dhe Kërkimin. Kompanitë e verifikuara mund t’u dërgojnë mesazhe klientëve drejtpërdrejt nga aplikacioni, duke u lejuar kërkuesve të ndërveprojnë me bizneset dhe të bëjnë pyetje. Mesazhet e klientëve do të shfaqen në seksionin e mesazheve të kompanive, pas azhurnimit të aplikacionit.

Analiza mbi performancën e kompanive. Ky azhurnim me fokus biznesin do të monitorojë ecurinë e një kompanie, duke matur numrin e kërkesave të klientëve, duke nisur nga Maps dhe Search (Harta dhe Kërkim). Sistemi do të japë informacione mbi performancën dhe angazhimin e bizneseve me klientët në Google.

Imazhe Street View të shtuara nga përdoruesit. Përdoruesit e Google Maps mund të dërgojnë fotot e tyre Street View nga telefoni i tyre. Në veçanti, njerëzit mund ta bëjnë këtë duke regjistruar një seri imazhesh të lidhura ndërkohë që lëvizin përgjatë një rruge apo shtegu. Pasi filmimi të regjistrohet dhe publikohet, Google do të rrotullojë, pozicionojë e kombinojë automatikisht imazhet.

Ky ka qenë një vit i madh azhurnimesh për aplikacionin, i lançuar në 2005. Në shtator, Gogle Maps prezantoi një funksion që tregonte semaforët në disa qytete të SHBA-së. Me funksionet e reja të prezantuara nga Google këtë muaj, konkurrenca e Yelp me Google Maps është më e fortë se kurrë. Dhe Yelp është e vetëdijshme për këtë.

Burimi: CNN

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of