Të sapo diplomuarit që sapo kanë përfunduar jetën e tyre studentore, por që nuk kanë gjetur punë akoma mund të ndihen nervozë për të ardhmen e tyre. Këtu kemi disa këshilla për ju që e mendoni veten si banorë të përhershëm në shtëpinë e prindërve.
Pavarësisht se akoma nuk keni gjetur një punë, mos i humbisni shpresat. Më poshtë do t’ju japim disa këshilla se si t’ia dilni:
1. merrni kohën e duhur për të rishikuar planin tuaj të aplikimit
Të diplomuarit pa një plan punësimi mund të ndihen në presion, por studiuesit thonë se pavarësisht se nuk kanë ndonjë punë në horizont, kjo nuk është e pazakontë dhe nuk arsyer për t’u shqetësuar. Shumë prej kompanive të mëdha që punësojnë gjatë viteve të studimit, janë organizata në kërkim të talenteve, ndërsa kompanitë e tjera me më pak reputacion, përgjithësisht presin deri sa studentët të diplomohen dhe të jenë të gatshëm për punë me kohë të plotë.
Prandaj ju këshillojmë të shikoni për kompani të vogla dhe të reja, dhe akoma më mirë biznese lokale që preferojnë t’ju punësojnë sa më parë.
2. Humbët mundësinë me kompaninë e ëndrrave? Mund t’ju vijë një mundësi akoma më e mirë
Në qoftë se keni humbur fazën e rekrutimit me një nga punëdhënësit më të mëdhenj apo keni aplikuar dhe nuk jeni marrë fare në intervistë, ju mund të keni një tjetër mundësi. Disa prej këtyre shpesh herë nënvlerësojnë punësimin në avancë. Zakonisht burimet njerëzore të këtyre kompanive kërkojnë të punësojmë menjëherë sapo pozicioni është bosh.
3. Punëdhënësi e di që ju nuk i keni ato 1 deri në 3 vite eksperiencë pune akoma
Mos u dëshpëroni nga përshkrimet e punës që iu kërkojnë aplikantëve 1 deri në 3 vite eksperience pune, përsëri pozicioni është i nivelit hyrës, që do të thotë që të sapo diplomuarit janë në rregull për të aplikuar. Punëdhënësit janë në dijeni se studentet e sapo diplomuar nuk i kanë ato vite eksperience.
4. Zhvilloni veten.
Në këtë pikë të pune kërkimit tuaj ju duhet të zgjeroni horizontin. Kjo do të thotë të shikoni pozicione që nuk i kishit menduar ose të eksploroni në kompani që kërkojnë aftësi të tjera nga ato që ju mendoni që keni. Për më tepër kërkoni për trajnime dhe programe të ndryshme, që ju japin mundësinë për të provuar struktura të ndryshme dhe pozicione të ndryshme për të kuptuar atë që juve ju pëlqen të bëni.