Samsung lider i padiskutueshëm…
“Në gjysmën e parë të vitit 2020, janë shitur 4 milionë smartphone 5G në Europën Perëndimore, një shifër rekord” – tha Ville-Petteri Ukonaho, Associate Director në Strategy Analytics.
Kategoria 5G përfaqëson 7% të të gjithë smartphoneve të dërguar në Europën Perëndimorë në 6-mujorin e parë 2020, nga më pak se 1% e totalit në 6-mujorin e parë 2019. Kërkesa për smartphone 5G në Europën Perëndimore është rritur më shumë se 4000% në vitin e fundit.
Ken Hyers, drejtues i Strategy Analytics, shtoi: “Samsung arriti një treg mbresëlënës prej 88% të të gjithë smartphoneve 5G të dërguar në Europën Perëndimore në 6-mujorin e parë 2020. Sot, Samsung është një lider i padiskutueshëm i 5G në Europën Perëndimore, falë një portofoli të fortë të modeleve premium Android, si Galaxy S20 5G dhe A90 5G”
“Aktualisht, Samsung përfaqëson 9 nga 10 të të gjithë smartphoneve 5G të dërguar në Europën Perëndimore. Megjithatë, mbizotërimi 5G i Samsung do të përfundojë shpejt në gjysmën e dytë të vitit ose në muajt e fundit të 2020. Më së fundi, iPhone 12 5G i Apple është në shitje, ndërkohë që një sërë modelesh 5G të rivalëve kinezë, me kosto të ulët, si Xiaomi dhe OPPO, po zbarkojnë në Europë. Lufta 5G në Europë po nis”, shtoi Ville-Petteri Ukonaho, Associate Director në Strategy Analytics
Burimi: Business Wire