Gjatë recesionit të fundit, kompanitë të cilat kishin përfshirë si pjesë të kulturës së tyre trajnime të ndryshme për punonjësit e tyre në mënyrë që këta të fundit të zhvilloheshin më të tej profesionalisht, arritën rezultate shumë më të mira në krahasim me kompanitë që nuk e kishin ndjekur një procedurë të tillë. Të ardhurat e kompanive të para u rritën me 26 për qind, ndërsa humbjet e këtyre të dytave u rritën me 16 për qind. Një performancë e tillë vazhdoi edhe gjatë periudhës që ekonomia po rikuperohej.
Më poshtë do të njiheni me disa strategji kryesore, të cilat do ta ndihmojnë kompaninë tuaj për të krijuar një kulturë të mësuari:
1.) Kërkoni punonjës që janë të etur për të mësuar
Aq saç është i vërtetë fakti që kultura në një pjesë të madhe kompanish varet nga pikëpamjet dhe sjelljet e e personave që e drejtojnë atë, të krijuarit e një kulture të mësuari në kompninë tuaj do të jetë shumë më e lehtë nëse ju punësoni njerëz të cilët janë të etur për të mësuar në vazhdimësi. Për më tepër ata që e kanë me dëshirë procesin e të mësuarit ka shumë gjasa që të jenë të lumtur në një mjedis pune që e inkurajon një gjë të tillë. Dhe rrjedhimisht lumturia e tyre shoqërohet edhe me rritje të produktivitetit.
Gjatë intervistës së punës ju mund t’i pyesni kandidatët e mundshëm për projektet që ata kanë më shumë dëshirë të realizojnë, në mënyrën sesi ata kanë menduar se një projekt i caktuar mund të realizohet për shembull, sesa kuriozë ata janë në zbulimin e fakteve të reja të cilat do të kenë një ndikim pozitiv në ecurinë e tyre të mëtejshme.
2.) Shndërrojeni të mësuarin në një politikë të kompanisë
Politika e ndjekur nga një kompani e caktuar është thelbësore për kulturën e saj të mëtejshme. Nëse ju e shndërroni procesin e të mësuarit në një politikë të kompanisë suaj, atëherë ajo do të shndërrohet në një pjesë të DNA-së të të gjithë punonjësve që punojnë për atë kompani. Një politikë e tillë ka forcën për të pasur ndikim mbi vendimet në çdo nivel.
3.) Mësoni nga gabimet
Në ditët e sotme është kthyer në diçka të zakonshme për pronarët e bizneseve që të marrin si të mirëqenë faktin që gabimet në kompaninë e tyre do të ndodhin, duke i konsideruar ato si pjesë të procesit të punës. Kjo është pikërisht edhe një prej gjërave që duhet ta zbatojnë një pjesë e madhe kompanish. Nëse ju i siguroni kompanisë suaj një kulturë të mësuari, është njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme që ju të mos i dënoni persoant përgjegjës për gabime të ndryshme në kompaninë tuaj, por të mësoni edhe prej tyre.
4.) Mësoni nga klientët
Shpeshherë përcaktimi i një “produkti të përsosur” bëhet nga drejtuesit dhe stafi i kompanisë, por fatkeqësisht kjo nuk është një metodë shumë efikase sa i takon shitjeve dhe suksesit të tij në treg. Nëse ju doni të keni suskes, atëhere ju duhet të merrni mendimin e klinetëve, si një prej burimeve më të rëndëishme të këtij procesi. Feedback-u i klientëve është edhe një mënyrë shumë e mirë për të mësuar të gjitha problematikat në lidhje me një produkt të caktuar që ju keni hedhur në treg apo po e testoni për ta hedhur së shpejti. Nëse ju doni të krijoni një kulturë të mësuar në kompaninë tuaj, duhet të siguroheni që punonjësit tuaj të dinë të dëgjojnë dhe të marrin në konsideratë feedback-un e klientëve.